Suplementi Pena Shqiptare/ Bajame Hoxha Çeliku: Kryevepra ime – Lotët e shpirtit 

98
Sigal

Nata mbrëmë ish suferinë

sa lëndoi shpirtin tim.

Për tërë natën shpirt s’e di

të kam lënë lotin në gji.

 

Ndaj unë ik, s’të shoh në sy

se ndjej dhimbje pa kufi!

Më dridhet fjala në buzë

se të dua si askush.

 

Loti më shpërthen sakaq

shpirti më kthehet në flakë.

S’dua të më shohësh lot

kurrë! Nuk zbret një lot i kot.

 

S’dua që ta dish për mua

eh, o shpirt i përvëluar!

Loti oh, gjithë psherëtima

më përshkon si vetëtima.

 

Veç kjo zemër është e qartë

për ty qan me lot të zjarrtë…

Ku je ti, zambak me vesë

këtë zgjim, këtë mëngjes?

 

Unë e ndjej se dhe për ty

nata mbrëmë ka qenë stuhi!

Nga një xixë, nga një shkëndijë

nëpër ëndërr qemë të dy.

 

Dashuria s’është e lehtë

duhet zemër që ta ndjesh.

Duhet shpirt, duhet jetë,

duhet besë që ta kesh.

 

Kush e humbi dashurinë

dhe për të s’qau çdo stinë?

Çdo kush thotë: ah, vërtet

vuan çdo çast, qan nëpër net!

 

Ej, ju ! Që lexoni vargjet e mia aty

thoni: u janë terur lotët ndër ata sy?

Në thellësi të shpirtit jeni mbushur lot

doni t’u heq brengën, po s’ua heq dot.

 

Dikur isha, porsi virtyti, e kulluar

por ah, që mbeta e trishtë, e lënduar!

Dua të mbahem, por s’mbahem dot

në zemër rëndon gjithnjë një lot.

 

Atëher’ ligjëroja, puthesha plot hijeshi,

isha për ty, e bukura perri!

Për ndjenjat e pastra, hirplotë

përherë në shpirt më mbin një lot.

 

Sakaq fjalët e mia me gaz i rrëmbeje

pa ligësi, në mua çdo gjë t’ëmbël gjeje.

Çdo fjalë e kulluar, në dashuri vërtitet

sa loti në thellësi, m‘arrin e mbytet.

 

Me bukuri, dashuri, kam qenë stolisur

me xixa në sy më gjeje ndaj të ngrysur.

Tani shoh ëndrra, nuk përmbahem dot

rreze drita më gjen të mbytur në lot.

 

Premtimet e tua, kishin atëherë vlerë

e unë, e bukur si lulëze me erë.

Më prisje në tis, plot jetë e plot gaz

me shpirt bleruar të ndiqja pas.

 

Eh, puthjen e lehtë e provoi poeti

e ndjeu se vinte, porsi valë deti.

Rritmi zemrës sa vinte shtohej

dimri në acar ndizej e ngrohej.

 

S’do desha kurrë që ëndrrat t’i ndal!

Atëher’ dhe vdekja do vinte ngadalë.

Por brengën momenti, vjen e më zgjon

kur loti lag sytë, me vdekjen ngjason.

 

Një rrjetëz e thurur është dashuria

me afsh e padurim futet njerëzia.

Kur bëra të dalë, e portë s’gjeta dot,

mbeta aty skllave, për jetë e mot.

 

Rrjetëza e bukur më joshi sakaq

kjo furi, tërë jetën zgjat e zgjat…

Dielli gjithnjë që hyn e ndrin

në gjinjtë e dashurisë vezullimë.

 

Në zemrën time dashuria mbretëron,

dhe ja, prapë ti, si mbret rri në fron.

Valë emocionesh më zgjojnë çdo agim

ta dhashë botën time, ta dhashë pa ngurrim.

 

Kujtova se jeta do na vinte plot lezet

kështu do kalonim të dy njëqind vjet.

Kur abazhuri të ndizte shtratin tonë

unë do të çelja si një lulëz e njomë.

 

Unë nuk u rrita me dhelka e pekule,

po pranë teje ngjaja vërtet me një lule.

U plagos çdo shpresë e rritur kot!

Medet! More zot që s’e dita dot!

 

Për hir të zotit, të të shoh një ditë

natyra do më falte gjithë stolitë.

Shpirti im, acarin do ta shkrinte

diell i ngrohtë sakaq do të hynte.

 

Si mund një dashuri të jetë hyjni?

Më thuaj i dashur! Unë do ta bëja për ty.

Për dashurinë, oh, për të madhin Zot

s’ka fuqi në botë, që më ndalon dot!

 

Në psherëtimë u kthye shpirti im,

se ty të dhuroi paqe dhe gëzim.

Ç‘varej prej meje dot s’ta dhashë

por di se shpirtin në tëndin e lashë.

 

Dashuri nuk i thonë: vetëm shtrat,

sublimja ndjenjë qëndron më lart.

Tek ne mbeti e lirë në fluturim

në qiej më mirë, se një shtrat pa zgjim…

 

Si rrezja e diellit më hyre në gji,

plot zjarr e afsh më puthje në sy.

Po moti keq plot erë e suferinë

zuri rreze diellin, vrau gjirin tim.

 

Me zhdërvjelltësi unë vija pranë teje

e ti shkëndijë rrije pranë meje…

Ku ishim, ç’bëmë, as vetë s’e dimë,

me shpirt ajsbergun e kemi shkrirë.

 

Që buza të më qaj o zot, ç’bëre ti?

Nuk më le të qesh më le në vetmi.

Në prag dashurie kur qeshë plot nur

sytë e t’u lotues i besova shumë.

 

O ju o ditë të bukura që ikët si stuhia!

Dhe ti o shpirt i im që erdhe si magjia!

Si ike, le tek unë, ndjenjat shpuzë

tani veçse loti më ngrin mbi buzë.