Skandaloze – 27 gjoba të papaguara ka makina e Olta Xhaçkës/ ‘Strategjikët’ nuk i shikon policia…

43
Sigal

Olta Xhaçka përveçse është e denoncuar nga opozita për investimin strategjik të bashkëshortit dhe për abuzimet me pronat e ushtrisë kur ka qene në Ministrinë e Mbrojtjes, mban edhe një rekord tjetër.

Në sistemin e gjobave të policisë ajo rezulton si një nga njerëzit me më shumë gjoba të papaguara. Makina e saj me targa AB 574 JR është gjobitur me dhjetëra herë nga policia. Por ajo edhe pse një ministre apo deputete nuk ka denjuar të shkojë dhe të shlyejë pagesat e gjobave bashkë më kamatëvonesat ashtu siç bëjnë të gjithë qytetarët e këtij vendi të cilët paguajnë sepse ndëshkohen edhe me kamata por edhe me ndalim dhe bllokim mjeti apo patente. Por për Xhaçkën nuk ekziston ligji.

E mbrojtura e Ramës pas çdo denoncimi që i bëhet nuk e ka problem këtë çështje. Qarkullon me makinë edhe pse ka me dhjetra gjoba pa paguar. Biles vijon të parkojë ku ti teket e të marrë gjoba pa problem. Ka garanci nuk e cënon kush. Gjobën e fundit e ka marrë me 4 prill të këtij viti. Pak ditë para nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare. Në total janë 27 gjoba që ajo nuk ka denjuar ti paguajë. Llogarite që një qytetar i thjeshtë të kishte kaq gjoba pa paguar. Do ishte i prangosur tashmë. Por Xhaçka po mendon akoma për hotelin në bregdet dhe për ata që do ti vinin nga mali me çadra që ti zinin vendin. Kjo është rilindja e “strategjikëve” milionerë që nuk merren me gjoba makinash.