Drejtoi makinën pa patentë, arrestohet 18-vjeçari në Gjirokastër

28
Sigal

Një 18- vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Blutë njoftojnë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

-F. K., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

•Pasditen e djeshme, në një rrugicë të fshatit Dervician, Dropull, është gjetur një sasi lënde plasëse, pa fitil zjarrpërcjellës. Po punohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, poseduesit, si dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.