Suplementi Pena Shqiptare/ Astrit Balliu: Nënës!

439
Sigal

Unë s’do të resht për ty të shkruaj ,

s’do të resht as të mendoj,

Çdo dhimbjen tënde do të vuaj

dhe që të lodhem as që mendoj!

 

S’do të resht se e mbaj mend mirë,

një ditë maji që u rrëzova,

unë u vrava me pahir.

por sa shumë ty të lëndova!

 

Këmbëzbathur sa vrapoje!

Në gjak të kisha mbuluar,

Por ti rendje, nuk ndaloje

rendje ndihmë për të kërkuar.

 

S’kisha gjë, kjo ish ashiqare,

dhe pse qaja me lemeri.

Si s’mendoja për ty fare?

Por ç’e do, isha fëmijë!

 

Nuk harroj as të shumtat herë,

kur të lija ty pa ngrënë.

-Ha më thoshe, ha ti një herë,

kjo sepse… ti ishe NËNË!

 

S’harroj as netët e gjata,

Kur e gdhije ti pa gjumë.

rrije prisje ti e ngrata,

sepse kisha një grip unë.

 

Nuk harroj, vallë si harrohen?!

Gjithë ato sakrificat e tua.

Sado që dua nuk numërohen,

një jetë e tërë më duhet mua!