Perëndimet më kishin dashuruar çmëndurisht;
atë çmënduri që ti kishe për mua,
nuk kish ditë mos krijonte magji.
Atë magji që në ëndrrat ish zgjuar!
Perëndimet i kisha fsheh për ty,
e dija që do përuleshe para tyre!
Muzgjeve më sillje nostalgji,
e si i marrë tek unë vërsuleshe!
Sa bukur të shihje ngjyrat në horizont!
Ne të dy përqafuar njëri-tjetrin puthnim.
Sa dashuroja një perëndim si ky,
vallëzime ndjenjash netëve shijonim!