Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: “Dashuria”

88
Sigal

Shpesh herë dita kalon duke qeshur, mërzitur, gabuar, por dhe dashuruar! Si të mos mjaftonte gjithë ngarkesa e përditshme e punës takime, kërkesa nga më të ndryshmet, më turbullonin kokën atë ditë… Mezi po prisja të mbaroja turnin, dhe të largohesha se po mbytesha, se di pse kisha një ndjesi të çuditshme që s’më linte rehat, përveç ngarkesës së 8 orarshit edhe kjo më jepte ankth! Ora shkoi… Rrëmbeva çantën, e hodha në sup aty nxitimthi dhe një dosje që më duhej brenda natës ta mbaroja urgjent, sepse nesër më priste një projekt i ri suksesi, dhe duhet të shkëlqeja…. Po binte shi…..me flokët e shpupuritura dhe hapat e nxituara ngrita dorën, – Taxi taxi… thirra fort, po binte zilja e telefonit, shpejt e hapa: – ishte ai… Harrova t’ju them ….kisha lënë takim me të dashurin tim atë ditë, do të drekonim bashkë! – Alo zemër ….përgjigjem! -Ja sapo mora taksi më prit aty se erdha -ju përgjigja sërish. Seç kishte një zë të çuditshëm ajo telefonatë ishte ajo ndjesia që kish gjithë ditën me përçonte ankth në gjithë trupin! Shiu litar, gjemimet e bënin më të sikletshme gjendjen time shpirtërore. Zbres nga taksia, vrapoj të futesha në restorantin përballë, u bëra qull, por nuk më bëhej vonë kjo më mjaftonte të hyja brenda. Në cep të lokalit në një tavoline disi të distancuar nga të tjerat shoh botën e gjithë, atë që më jep jetë, dhe më mbush shpirtin me ngjyra…..dashurinë e jetës sime! I afrohem e përqafoj fort ashtu siç isha qull, heq xhaketën dhe i jap sërish një puthje të ngrohtë të shoqëruar me një buzëqeshje engjëllore! Dy ditë para kisha ditëlindjen dhe nuk kishim mundësi të takoheshim, kështu që sot ne do të festonim. -Zemër….nuk kam porositur akoma ç’farë do të marrim! Porositëm llojshmëri, dhe verë të kuqe, e cila ishte mjaft e këndshme aq sa më bëri shumë mirë pasi hodha një gotë… Pasi folëm për gjëra të ndryshme për një çast heshti dhe m’i nguli sytë me një lloj ndjesie sa fajtore po aq dhe ngushëlluese. -Po ç’ farë ke?- i thashë. Kështu pse me shikon në atë mënyrë? Ç’të mundon? -Jam po kaq i lumtur, krenar dhe i dashuruar pas teje sa ndonjëherë i them vetes: – A të meritoj!? -Unë nuk mund të ofroj shumë gjëra, sepse ti meriton kaq shumë …..për një çast u prek e lotoi, dhe më shtrëngoi dorën duke më thënë se do të më donte gjithë jetën, se dashuria e tij e pastër ishte pasuria e tij më e madhe! Nuk kishte dhuratë më të bukur se ajo që përjetova ato çaste. Dashuria jonë nuk ka nevojë për gjëra të çmuara dhe as lukse, por ajo vetë është e çmuar si diamant! “Pranoni modestinë tek njerëzit që doni, dhe kur mos kërkoni të ketë çmim “Dashuria”