Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Toka e të lirëve

Me fustanin e çjerrë, gji zbuluar,

udhëheq burrat në fushë betejë!

Sigal

Çdo furçë boje mua më tall,

dhe këtë shekull idiot…

 

A e di ti ç’është vërtet liria?

Më pyet ajo, ditë e natë,

vështrimi i saj i lartë, krenar

dhe tmerr i frikshëm qark…

 

Shiko pra, një burri do t’i mungojë djali

gjer në frymë të fundit,

Dy fëmijëve, krahët e babës,

rreth tyre, tërë jetën…

 

Toka e të lirëve, këndon Amerika,

stadiumeve të futbollit,

ndërsa, miku i mirë i fjalës së lirë,

rri shtrirë i vdekur, por jo i heshtur ende…

 

RIP Charlie Kirk!