Suplementi Pena Shqiptare/ Arjana Fetahu Gaba: Ah moj muza me romuzë

58
Sigal

Ah moj muza me romuzë!
Ndoshta ke bërë be,
të më luash flutur shpirtit,
sikur diçka fsheh.

M’i lëviz dy sytë si yje,
Unë sa ti prek me dorë,
Ti herë më futesh qënies time,
herë e largët Aurorë.

Ah moj muza me romuzë,
dikur të pata thënë;
je gjergjefi mbi pëlhurë,
shpirtit tim të gjërë.

Ti më kapërcen ylberë,
se nuk kthehesh, e kam një frikë,
ndaj të pres në anë të udhës,
dhe asgjë s’më shtyn të ik.

Mos më lë sikur lë vera
vjeshtës gjethet, në mëshirë,
por qëndro si dielli tokës,
që s’njeh lamtumirë.