Ne duhemi heshturazi.
Heshturazi edhe puthemi,
edhe shihemi,
edhe heshtim.
Nuk kemi kohë për fjalë:
Fjalët i thotë dashuria,
i thotë puthja e zjarrtë,
i thonë sytë e mbyllur,
dehur në kënaqësinë hyjnore,
i thotë heshtja me nota qiellore.
Dashurinë na e ushqen distance,
mungesa e gjatë
dhe ëndërrat që ripërtërihen
çdo natë…
Aldebaran.






















