Suplementi Pena Shqiptare/ Anjeza Toma: Një rrëfim që do mbetet përjetësisht ndër më të preferuarit e mi

U rrita para kohe për shkak të përplasjeve të shumta midis jetës dhe të jetuarit. Për shkak të kësaj akoma ruaj huqet fëminore dhe shpërthimet emocionale. Paçka se u rrita, fëmijën brënda meje nuk e lashë të rritej. Kokë krisur dhe plot nerva. Kohët e fundit kam filluar të zihem e shahem me këdo. Për shkak të kujt? Kam zvogëluar veten për t’u përshtatur me të tjerët, u kam dhënë kohën time kur nuk isha në kohën time më të mirë, kur mezi duroja veten, adoptohesha me situatat. Ç’farë mora mbrapsht?! Koha e të gjithve ishte e vyer, por e imja jo. Mjaftohesha me aq pak derisa një ditë shpirti im filloi të ankohej. Mëndja ime filloi të kthjellohej dhe sytë e mi filluan të shohin më qartë. Askush nuk e krijonte kohën për ta ndarë me mua, thjesht unë isha aty për ata/ ato/ këdo në çdo kohë. Vajza naive e dashurive të mëdha ndjeu sikur nuk po jetonte me, e megjithatë vendosi të linte qurravitjet dhe depresionin për t’i mbijetuar luftës së ashpër që kishte nisur me veten. Sot prek pulsin dhe pyes veten?! A jam unë kjo?! Fëmija brënda meje më përgjigjet.

Ti je, më vjen mirë që ndryshove.

NOA

Pra, nëse ata të vënë re vetëm kur u duhesh, mos dënjo t’u tregosh vëndin kur nuk të duhen më. Mësoni të kaloni kohën me njerëzit që doni, puna nuk është gjithçka, paratë nuk janë gjithçka, ama njerëzit e dashur janë gjithçka. Në këtë gjithçka nuk janë vetëm familjarët, por edhe ata njerëz që supozohet se i duam. Duani veten dhe shpenzoni kohën me ta!

Ne nuk jemi krijuar për të qënë të përhershëm.

Me dashuri, fëmija që nuk u rrit kurrë.

E pa kuptimtë

E dua vetminë time,

ajo nuk më tall,

ajo nuk më qesh,

nuk mërzitet as…

kur mendimet ja përlesh.

 

Është kaq e dukshme,

por edhe e fshehtë.

Është gjithmonë e imja,

sillet siç do vetë.

 

E dua vetminë time,

se ajo me rriti.

Dhe pse hera herës,

tek ankthi me shiti!