Unë jam e çmëndur,
oh sa e çmendur jam…
Nga themrat e këmbës deri mbi flokë.
Mos më duaj!
Unë dua marrëzinë, mëkatin.
Më deh e më josh era e mishit,
andaj mos më duaj.
Mos më duaj!
Nga unë dhe ëndrrat kanë frike,
dhe vetja ime trëmb veten ndonjëherë.
Mos më duaj!
Unë jam e krisur,
e përvuajtur,
qaj,
qesh,
dashuroj,
di të vuaj.
Ti nuk je i aftë, prandaj mos më duaj!!!




















