Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga: Ali Bregu, Vangjush Saro, Albert Habazaj dhe Çano Nora

241
Sigal

Ali Bregu

KUR SHPRESON PËR MË MIRË

Gomerët shtruan gostinë

Gëzonin për samarxhinë

Që papritur e kujtuar,

Në të shumtët paskej shkuar .

Thoshin këta firaunë :

– Nga e diela gjer të shtunë

Ta shkojmë jetën pa punë.

Por gëzimi s’zgjati gjate .

Pa gdhirë, natën me natë,

Një samarxhi tjetër i ri,

Rrallëkush porsi ai,

Sikundër që tha një pelë,

Bëkej samarë pa stelë

Me dru prerë në ahishte

Pa linacë e thekrishte .

Barra e rëndë ndën drurët,

Copë ua shtiu lëkurët .

 

BEBI DHE BEBUSHKA

Pa dalë mirë në dritë

Bebi zu të mërmëritë,

Fill së pari atij hopi

Me vështrimin nga laptopi.

Kur të dy sytë i panë

Një bebushkë për matanë,

S’di se cfar nxitje e shtynë

Bebushkës i shkeli synë.

Tej xhamit, tjetra në heshtje,

Iu përgjigj me buzëqeshje.

Fët për fët ky fjalët krua :

– Ku je xemël, ca të dua !

Belbëzoi ajo nga xhami :

– Ikë cpilt ce po vjen mami !

Dhe bebushi : – Ole…ole,

Pa lindul, xula dacnole !

 

BROMP RAKIA, ISO KËNGA

Mbas shtatëdhjet vite jetë

M’u kujtua shoku i sertë .

Kur nuk matej dot me grusht,

Më thoshte : – Qëndro o pusht !

Gjoksin rrihte gjith betime :

” Mirë, do shkosh nga porta ime !”

Kur shkoj sot te ajo portë,

– Bujrum për një kafe, – thotë.

Dhe, sa herë që futem brenda,

” Bromp” rakia, “iso” kënga .

Vangjush Saro

DALLGA

Një Dallgë ndiqte shoqen në detin e vjetër…

Dhe befas iu shkrep ta arrinte patjetër.

Filloi të përhidhej e shkumëzohej fort,

‘garoi’ gjithë ditën, por nuk e kapi dot.

Së fundi (e ngrata) e lodhur, u shua

në Bregun që bënte gjumë të trazuar…

 

SEKRETI*

Rrëkeja e vogël derdhet në përrua.

Dhe ky,

me vëllezërit e tij,

herë pa zë

e herë duke kënduar,

lumit i bëjnë shoqëri.

Lumi vallëzon a rend vërtik

në ndonj’ liqen o det pa anë,

që në peizazh ka vëlla e mik

atë që quhet oqean…

Çdo gjë ka vlerën dhe rendin e vet,

kështu natyra është sajuar;

kush nuk e di këtë sekret,

mbetet përherë

i trishtuar;

dhe veç pështyn ose derdh lot,

mbi pamje ku veten s’e gjen dot…

ALBERT HABAZAJ

BESA E QENIT

“Unë jam një qen stani,

Në stanin e librave të mi.

“Ham-ham, mos m’i ngani,

Ju shqyej, ju grij!”

 

Dritëro Agolli

 

Bën apel qeni i stanit

Gjithë racës së ham- hamit:

 

– Një llaf kam unë, s’kam dy,

Dhe vdekjen e pres në sy! –

 

E uron bushtra me zemër:

-Hallall qumështin e nënës! –

 

Qeni i shtëpisë pastaj,

I lidhur flet më kollaj:

 

– Po më ngave, të nduk keq,

Qofsh njeri, qofsh edhe dreq! –

 

Shton e shoqja: – … Ndaj kujdes,

Në detyrë s’të fal, për besë! –

 

Si trim, zë e flet zagari,

Po, me nder, asnjë s’ja vari…

 

Zagaresha njomi sheshin,

Ankohet: – Pse na përqeshin?! –

 

Me zë të hollë langoi

Pas një ferre trimëroi…

 

Ngrihet zonja langaraqe

As për luftë, as për paqe.

 

“Çuf, çuf, çuf…”, më tej kulishi

As nuk ndreqi, as nuk prishi…

 

Pra, ku është besa e qenit?

– Në stan, te balli i kuvendit!

 

PSE SHKOJ NË MAL?!

 

Pse shkruaj poezi, pyes veten shpesh,

Pse shkoj në mal, të më shqyejnë bishat?!

Shkëmbinjtë e rrezikshmë do t’i kap prej flokësh,

Në mal do të shkoj se i dua pishat.

 

E dua blerimin, që shkëlqen nga shpresat,

Kurrë nuk u qasem përrenjve me llum,

Edhe sikur asnjë libër fare mos të botoj,

Ta lë modestinë, poet ngelem unë.

 

Fatkeqësinë e vjershave të mia

E kuptova kur njoha dinakërinë

Kur me varakë të shpifur hipokrizia

Dashka t’i fshi supet, ta mbaj në shpinë.

 

Redaktimin me rregullat e kornizës

Që përtej bie era parfumeri,

Me vargje të vakëta akuariumi

Më bëjnë të thyej penën,

të dal në stuhi …

 

Pyes veten shpesh: poezi pse shkruaj?

Në mal pse shkoj për t’u shqyer me bishat?!

Do t’i kap shkëmbinjtë e rrezikshëm për flokësh

Do të shkoj në mal, i dua të blerta pishat …

Çano Nora

MËSUES MARGARITI....

Sot Irena në shkollë erdhi vonë,

Po,po,- tha mësuesi dhe s’bën autokritikë.

Asgjë atë s’e justifikon,

Do vinte në shkollë dhe pikë.

 

Nguli këmbë dhe zërin ngriti,

Diçka më bën sot të vuaj.

– Hëm,- i’a bëri mësues Margariti,

S’e kuptoj dot qëndrimin tuaj.

 

U hodh nxënësja:-Më s’duroj,

Ajo,më e mira me sjellje,mësime.

– Pse u vonova mësues?Po t’a shpjegoj,.

Thjeshtë për ca gjëra intime.

ATO VAJZA ,TË BUKURA,TË MBARA!

 

Më përshëndetën dhe dorën më zgjatën,

Dy studente nga Dibra.

Për të më njohur kurrë shans s’patën,

Veçse nëpër libra.

 

Ecnin vajzat për qejfin  e  tyre,

Ecnin e ndalonin dhe mendonin gjatë.

Ndoshta për një njohje,ndoshta për provime,

A ndoshta natyrën sodisnin nga larg.

 

Më përshëndetën dhe dorën më zgjatën,

Edhe pse s’më njihnin më përpara.

Harruan gjithçka dhe mëndjen e mbajtën,

Te vjershat,ato vajza të bukura,të mbara!

 

DITËLINDJE?

S’e festova këtë vit ditëlindjen,

Se s’na la kovidi të mblidheshim,s’na la.

Për secilin prej jush ktheva përgjigjen,

U doja të gjithëve ,u doja në kra.

 

S’e përmend fare,se kujt i duhet,

Si e festova,si e ku.

Çdo gjë mund të jetë,por ditlindje s’quhet,

Kur s’të thonë gëzuar as njerëzit e t’u.

 

Dhe këtë natë qëndroj në heshtje,

Me askënd s’flas.I trishtë! I ngrirë!

Ditlindje zeza,pa fjalë,pa buzëqeshje,

Edhe në varreza të thonë :-Lamtumirë!

 

S’ISHIM TË TEPËRT…

 

E lashë herët fëmijërinë,

Për të mbetur më gjatë bashkë.

Jo siç ikën dhe vjen një stinë,

Po siç mbetet një thënie e lashtë.

 

U rritëm para kohe për njeri – tjetrin,

I përcollëm me dashuri ditënetët.

S’u ndamë ,siç s’ndahet vala me detin,

Po dhe për njeri – tjetrin s’ishim të tepërt.