Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Pengu i bukur…

Nuk ka ditë që të mos jetoj me kujtime
Tani vetëm kujtimet na mbajnë gjallë…
Dikur lundronim në shpresa e ëndërrime
dhe sot i kujtojmë rrallë e më rrallë.

Kam pasur shumë ëndrra e shumë kujtime
por edhe pengje kam pasur kaq shumë
Nuk qe fushë me lule e gjithë jeta ime
ka pasur dhe dhimbje e netë pa gjumë.

Sigal

S’di në më mbajnë gjallë kujtimet e bukura
apo meraqet e pengjet më mbajnë gjallë
Të bukurat më vijnë në ëndrra si flutura
pengjet më dhëmbin e më djegin me mall.

Por ka dhe kujtime që s’më mungojnë kurr
dhe pengu u kujtimi më i bukur më je Ti
Ndaj nuk dorzohem dot e mbahem si burrë
Të më shfaqesh si zanë e të mbaj në gji.