Suplementi Pena Shqiptare/ Ali Bregu: I tha gruaja burrit

138
Sigal

I tha gruaja burrit Llukë:

– Shko në furrë mer dy bukë.

Të më sjellësh kësaj radhe

një të vogël, një të madhe!

– Jo, – tha burri hundëgogël,

një të madhe, një të vogël.

– Do të bëhet si them unë,-

tha gruaja e rrëmbeu drunë.

Ka këtu edhe motmoti,

plasi sherri kotsëkoti.

 

Djallëzia e urimit

Kalit plak, në njërën këmbë

Murrua i nguli tre dhëmbë.

– Hej të lumtë more trim

që më dhe këtë kafshim!

Me djallëzi uroi kali

dhe Murrua vrapin e ndali:

Te mushka xanxar’ e vjetër,

të merrte një urim tjetër,

ku me shkelmin vetëtimë,

Murros ia dërrmoi turinë.

 

– Murron si shkrepje e pushkës,-

tregon kali me gëzim:

Nuk e vrau shkelmi i mushkës,

por si plumb, urimi im.

 

Bashkëpunim parazgjedhor

Lisi, ashtu nëpër dhëmbë:

– Më dëgjo, – i tha, – o ftua,

Në do të qëndrosh më këmbë,

mermë për vastarkë mua.

Si shpërblim për këtë punë,

shtoi dhe i mëshoi mendimit,

as më pak e as më shumë,

dua gjysmën e prodhimit.