Dyshohet se përndiqte një vajzë në Durrës, arrestohet lushnjari

146
Sigal

Një 25-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme përndiqte një shtetase.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E.T, i cili prej kohësh nuk e linte të qetë vajzën.

Po ashtu policia bën të ditur se gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i cili drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin: 

E. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.