Ne kujdesemi per ju, ndaj ju, kujdesuni per ne

144
Sigal

Data 27 maj, është dita ndërkombëtare e shërbimeve mjeksore të urgjencës. Qëllimi i kësaj dite është që të bashkojë popullsinë në mbarë botën dhe vendimmarrësit për të menduar dhe folur për Mjekësinë e Urgjencës (MU) dhe kujdesin mjekësor të urgjentcës.

EuSEM-i (European Society for Emergency Medicine-Shoqata Europiane e Mjekësisë së Urgjencës), ka zgjedhur për tematikë të këtij viti sloganin e përdorur në krye të këtij shkrimi, për të sensibilizuar në lidhje me nivelet e larta të “burn out”-it të stafeve mjeksore të urgjencës dhe shkaqet prej nga kjo rrjedh. Natyrisht, qëllimi është që nëpërmjet një debati të hapur, ku palët pjesmarrëse të flasin por dhe të dijnë të dëgjojnë, të ndërgjegjësohen të gjithë elementët e shoqërisë për këtë fenomen me pasoja jo vetëm për stafin por edhe për cilësinë e kujdesit mjekësor.

Gjëndemi tashmë (shpresëplotë) në fundin e një pandemie, ku secilën prej valeve goditëse, të parët qe e ndjenë ishin pikërisht stafet e urgjencës, në përballimin e një ngarkese të tejskajshe. Është kjo mbingarkesë, fluksi i madh me të cilin stafet e urgjencës duhet të përballen një nga shkaqet e burnout-it. E kjo vazhdon dhe përtej pandemisë, ku shpeshherë mjeku i parë me të cilin pacienti përballet (urgjencë ose jo), është mjeku i urgjencës. E kjo bën thirrje për ndërgjegjsim, të pacientit, por edhe të hallkave të tjera të sistemit shëndetsor, të veprojnë si bufer në uljen e këtij fluksi.

 

Por, rastet janë ato që janë, buferi dhe amortizimi mund të funksionojnë deri në njëfarë pike. Fluksi i lartë i pacientëve në urgjencë kërkon me tepër staf mjeksor, e më tepër kualifikime. E që kjo të ndodh duhet vlerësuar roli i personelit të urgjencës për atë cka është e për cfarë i takon. Përballimi i një urgjence është një detyrë që përtej konsumit intelektual, ka dhe një konsum të lartë psikoemocional. E kur peshorja anon nga konsumi ndodh burnout-i me  pasojë, largimet nga rradhët e shërbimit.

Mendoj se është në dorën e shoqerive dhe qeverive të anojnë në anën pozitive të kasaj peshoreje. Mbi të gjitha nëpërmjet mirekuptimit. Mirekuptimit se përballë kanë njerëz, të cilet periodikisht dite per dite, e jave per jave harrojnë problemet e tyre, e merren me hallet e shendetin e shoqërisë. Njerëz që ne vendin tonë, vetëmohimin e kanë të zakonshëm, njerëz që për hir të pacientit kanë parë dhe dinjitetin e tyre të shkelur.

Keto saë u thanë më siper janë të gjitha shkaqe të burnout-it. E me teper janë nga sa u shkruan. Por situata, fatmirësisht, mbase eshte pak më mirë nga sa u tha. Natyrisht, prej dëshirës së atyre qe e bëjnë këtë punë, ndoshta sepse janë të prerë për ta bërë. Por mos ta shfrytëzojme këtë, e mos ta harroni se ne do kujdesemi për ju, ndaj ju, kujdesuni per ne.