Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: 5 Urime për Vitin e Ri 2024!

36
????????????????????????????????????????????????????????
Sigal

 

Gëzuar Vitin e Ri

10 Shqiponjat e Tërbaçit!

Goja mjaltë, shpirti flori

Respektin hallall e paçi!

 

Gëzuar Vitin e Ri

O Tërbaçi ynë i dashur,

na fal, o dritë në stuhi,

nëse nga ne ti je plakur…

 

Gëzuar Vitin e Ri

Vlorë, bekim Perëndie.

Kush bën lojë nervash me ty

të mirës me shkelm i bie.

 

Gëzuar Vitin e Ri

O zemër e Shqipërisë!

Moj legjenda Labëri

Flamuri me gjak në shtizë!

 

Gëzuar Atdheu ynë

me këngë të shërojmë plagët,

me mall ty të puthim synë

si shqiponja hapim krahët.