Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Jazaj:  Lot shpirti …

174
Sigal

 

 

Sa herë të kam pritur,

me zemrën e hapur!

Dhe kur jam mërzitur,

mëri s’të kam mbajtur!

 

Plot vargje kam shkruar,

unë për dashurinë.

Kujt i’a kam kushtuar,

e bën llogarinë?

 

Shpesh të kam thënë,

të keqen, o shpirt!

Nga tyja kam ngrënë,

dhe bukën me kripë!

 

Sa mall kam,

për cicat si shpuza.

Larg tyre jam,

sa më plasi buza!

 

Se dija që prisje,

tek rruga kërkova.

Zemëra ndjeu krisje!

Ah, nuk të takova!

 

Flakë digjnin buzët,

ditë pa u takuar.

Nënë hije, tek rrugët,

shpuzë të përvëluar!

 

Shpesh të kam thënë:

Shpirt, shumë të dua!

S’a herë kam ngrenë,

bukë, nga duartë e tua!

 

Sa lot të vanë,

si shiu i vitit.

Në buzët më ranë,

janë lotët e shpirtit!…