Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Çamëria

Në brigjet e thyera të lotit të heshtur,
ku shpirti i Çamërisë ende trembet!
Atje ku zemrat prej kohësh s’kanë qeshur.
Atje ku malli si dhimbje gjendet.

Atje ku ullinjtë dikur flisnin pa fjalë,
dhe era si ledhatim shfaqej…
Tani kujtimet janë gurë varresh të gjallë,
e heshtja si zëra vajtimi përhapet.

NOA

Na i prenë këngët, na i shuan vatrat.
Gjaku mbeti në prag, shpresa endet gojë më gojë.
Atje ku dikur shqiponja hapte flatrat;
Çamëria pret bijtë e bijat t’i përqafojë.

O truall i heshtur, o dhimbje e zgjatur!
Me fjalë të kthehemi gjithnjë në kujtesë
se shpresa s’vdes, sado e përflakur
Çamëria jeton në zemrat shqiptare si pjesë.