“TA BËJMË DIELL DASHURINË”
Më ndezi një shpresë,
më rroku një mall zemre.
në qiellin e mrekullive.
Akti i dashurisë
a është i pahijshëm?
Ballin ma lëmon një kujtim!
Kam tërë kohën përpara.
Poezia si dashuria,
një përqafim poetik.
Dashuri në pyje
Vezullim i artë yjesh.
Ndaloj vështrimin
te një hijeshi e magjishme.
I adhuroj gonxhet e trëndafilit gjimbushur.
Dashuria ndalon mjerimin e botës.
Të të gjej…
ti më gjete.
Nuk di të pikturoj,
sikur të kisha mundur.
Imagjinata ime, një varkë në det,
një koncept abstrakt i fshehur.
Dy armatura të zhveshura
ngadalë ndryshken.
Flija me ty,
por s’dua të fle
kur fytyra jote mbështetet
në kraharorin tim.
Do ta marrim me vete dashurinë.
Jeta është e shkurtër,
koha sa zjarri shkrumbohet,
s’e gjen në hapësirë,
ta bëjmë diell dashurinë.






















