Suplement Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Dasma e pranëverës

327
Sigal

E nisi dasmën hareshëm edhe këtë herë pranvera,
muzika zë e përhapet lëndinave krahëve bletare,
vello-bardhën në kurorë pemësh sa hedhur e gjeta,
kënga e bilbilit, na dehu, shkrirë muzikë orkestrale.

Kryekrushku i moçëm në maj e preu ditë-dasmën,
me aromën e limonëve, portokajve të mbush shpirtin,
lule-bardhat e dardhëve degëve ranë se shumë mbajtën,
Lejlekët na harruan,  vramë i larguam, kund s’krokasin.

E nisi dasmën pranvera, e nisi, edhe pse pak e vonuar,
të ftuarat e saj janë nisur e kthehen shtegtimit tufa-tufa
Ja dallëndyshet qiejve fluturojnë me çvi-çvit lumturuar,
gjelbërojnë livadhet dhe bretkosat u zgjuan ndër fusha.

Dhe qershia si vashat nën bluza kokrrat vegjeton përditë
majëmalet mblodhën shamitë e bardha e i futën në sirtare
gurgullojnë përrenjtë dhe erërat qetohen i shfrynë bulçitë
tej lëndinat gati mbushur ku të deh aroma e trëndelinave.

Qesh pranvera i gufon kraharori, hënën zgjon nga gjumi,
të dua, i tha, netëve të zgjuar të më vish bashkë me yjet,
sytë darkave të m’i lash, me xixëllonjat nën shelgje te lumi,
flokët shtrydhi, pika vese t’ua hedhësh vashave mbi krye…

Mos m’i ngacmo vashat, kur turren të kapin xixëllonjat,
xixëllonja kanë sytë ku u ndrisin marrishëm pas djemve,
do lodrojnë me marrëzi, do marrin edhe puthje lazonjat,
të shtunave presin ditë-dasmat me tik-takun e zemrave.

Dasma e pranverës zuri gjëmon mes këngëve gjithandej,
përrenjtë si arterie gjaku gurgullojnë e mbushin lumenjtë
sytë e djemve po bredhin vellove të bardha mbuluar qiejt,
nën kurorë bliri vështroj sallën gjigante ku luhet ky koncert.