Njihuni me këtë njeri të rrallë/ Mbledh mbeturinat për 4 vjet me radhë për të dhënë një mesazh

591
Sigal

Ne shpesh flasim për sasinë e pabesueshme të mbeturinave që gjenerojmë çdo ditë, por për shumë njerëz fjalët dhe numrat nuk mund ta përcjellin në mënyrë adekuate idenë.

Imazhet, siç e dimë, janë shumë më efektive dhe flasin jo pak dhe për këtë arsye një artist francez ka vendosur të tregojë se sa plehra gjeneron një qenie njerëzore me kalimin e kohës.

Për ta bërë këtë, ajo ka mbledhur mbajtur mbetjet e riciklueshme për katër vjet me rradhë.

Antoine Repessé ndaloi hedhjen e mbeturinave si shishe plastike ose gazeta në vitin 2011, dhe vendosi t’i mbante ato në apartamentin e tij.

Në fillim nuk ishte problem, por me kalimin e kohës, mbetjet filluan të mbulonin dyshemenë e shtëpisë së tij dhe të grumbulloheshin në çdo hapësirë ??të disponueshme.

Gjatë katër viteve të periudhës së tij të projektit, Repessé mblodhi midis të tjerash 1,600 shishe qumështi, 4,800 rrotulla letrash higjienike dhe 800 kg gazeta, të cilat ai pastaj i përdori për një projekt fotografik me ndikim të madh.

“Unë kam qenë i interesuar të shoh se si një objekt mund të humbasë rëndomtësinë e vet kur të bëhet pjesë e diçkaje të madhe.

Shpesh dëgjojmë për sasinë e mbeturinave që prodhojmë, por mendoj se një imazh mund të jetë më i fuqishëm dhe më efektiv se shumë fjalë “, tha Antoine Repessé.

Për të përmirësuar ndikimin pamor të fotografive të tij, artisti francez mori një kohë të gjatë për të ndarë mbeturinat e tij në kategori: shishe plastike, kuti qumështi dhe tuba letre higjienike. “Doja të jepja një dimension estetik në punën time”, shpjegon ai.

“Zgjedhja për të vendosur mbeturinat jep një efekt grafik. U përpoqa të prodhoja një pamje perfekte që ngjallte diçka shqetësuese”, shpjegon artisti.

Repessé shpjegoi se ai ishte frymëzuar në projektin e tij të pazakontë artistik pasi e kuptoi se sa mbeturina krijoi me “varësinë” e tij ndaj ushqimeve të ngrira dhe sa shpesh paketa kontribuon në koston më të lartë të një produkti.