Suplement Pena Shqiptare/ Lasgush Poradeci dhe Andon Zako Çajupi

551
Sigal

Lasgush
Poradeci

Dremit
Liqeri

Mi zall te pyllit vjeshtarak 
Dremit liqeri pa kufi, 
Ay ndaj fundesh u perflak 
Posi me zjarr e me flori. 

posi me flake u ndes e kroj, 
E vetetiti plot magji, 
E ylli i dites perendoj 
Ne qetesi dhe dashuri 

Tashi po shuhet nene mal 
Qytet’i ngrysur ne zi. 
Po ndizen yjte dal-nga-dal 
Plot bukuri! plot fshehtesi! 

Ne kete cast perendimor, 
Ndaj po me dehen syte e mi, 
Kuptoj si shpirtin vjershetor 
M’a frymezon nja mall i ri.



Maja
e Çelur

Lulet lulezuan 
me te pare djelle 
kushedi c’duruan 
qe kur jane mbjelle: 

qe kur u perzyen 
me rer’ e me uje, 
dhe u lagn’ e u lyen 
pa buje e rremuje. 

Pa ze psheretimi, 
ze e vaj te kote, 
i ngurroj thellimi 
nene dhen’ e ftohte. 

Edhe balt’ e ndotur, 
edhe llum’ i ndyre 
i patne perlotur 
me ngjyre e menxyre. 

Ato piperonin 
me nje sulm i qete 
dhe mbinin e shkonin 
qe perposh perpjete. 

Qe ngaj erresira- 
brenda ne dhe thelle- 
ndillnin krejt te lira 
driten edhe qjellte. 

Sa me rend’ i mbante 
rrenj’ e balt’ e nxire 
dh’ i terhiqte e s’i ndante 
per ne fundesire, 

dhe sa m’i padukur 
edhe sa m’i zjarrte 
ishte sulm’ i bukur 
per ne qiejt’ e larte, 

aq me lire e fshehur, 
dh’ aq me me ngadale 
rritnin pa pandehur 
sulmin e pandale: 

Dhe ja, ndizet era 
mbi barishte e bime! 
Ja! qesh parevera 
neper ngasherime! 

Ja! sa lul’ e qete 
celi gjine e saje, 
permbi dege e flete 
atje lart ne maje! 

 

 

Andon
Zako Çajupi

Dashuria

E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
tl pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
——
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
—–
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!