Suolementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Pres të më vijë dashuria

179
Sigal

 

( Përjetime dashurie në largësi , nga të rinjtë )

 

Ruaj në kujtesë vjeshtën e një kohe të largët,

kur dashuria më humbi mes flladeve të saj.

Tani e kërkoj në membranën e erës së vlagët,

s’mund ta lë shpirtin tim , përjetë fukara.

Nëse ka diçka kaq të shtrenjtë në këtë botë,

që si fëmijë më bënë të derdh lotë,

ajo është dashuria, që përkëdhel deje e inde,

me intimitetin e ndjenjës së fuqishme.

Butësia e saj, urtëson brenda meje stuhitë,

heshton dallgët të prehen në qetësi.

Ndaj ndiej shpesh të dashurohem me puhitë,

se brenda tyre, ndiej të sajën butësi.

Kujtoj atë vjeshtë, kur më urdhëronte dashuria,

të ngjitja olimpin e saj, me lirën në dorë,

të shkelja atë botë, ku ajo ish vetë mrekullia

dhe të sillja në tokë tharmin e saj parajsor.

Pres të më frymoj në çdo qelizë, dashuria,

me flladet e buta të zemrës bujare.

Pres të gjej te ajo, thërrmijat e ndjesive të mia,

mbetur relike të asaj vjeshte barbare.

Shpesh më fluturon zemra te ajo vjeshtë e largët,

që dashurinë ma treti mes gjetheve pa shkak.

Tani e kërkoj në membranën e gjethes së vlagët ,

s’mund ta lë shpirtin tim, përjetë varfanjak.

 

Shkëputur nga vëllimi poetik ” UNIVERSI FEMËROR ”