Mimoza Osmani: Se ti je…

59
Sigal

 

Ti një yll i humbur tutje;
Tutje- tutje nëpër qiell.
Unë një lule në këputje
kur me sy nuk të përcjellë…

Dhe papritur pakuptuar
teksa udhëton ndër qiej.
Zemra ime nxjerr dy duar
dhe dy sy kthyer sheje…

Të tërheq litarë i mallit:
Buza puth gotën me verë.
Thonë magjitë janë punë të djallit
por u dashkan ndonjëherë…

Se ti je ëndrra e zgjuar
sikurse muza ndër netë.
Unë një flutur dashuruar
me një yll zhdukur tek retë…

 

Ndonëse…

————————-

Ndonëse nuk jam bërë poete,

dhe në bëhem ndonjëherë

s’flas dot me pompozitete.

Lapsi im i thjeshtë.

Nisa t’i çajë këto dete

lundër e shpirtit të gjerë.

Më çoi në ca planete…

të takoja miq të tjerë.

disa tashmë për portrete.

Poet që kur kishin lerë,

gjuhë rrallë penë më vete,

edhe vlera mbetet vlerë.

Ka disa që vënë trumbete

vesh më vesh e derë më derë,

porse një i /e aftë s’ humbet

s’ka përse borisë t’i bjerë…

Jeta nuk të shtron tapete

Dallgë e sajë s’di ku të nxjerrë!

Desha të bëhem poete

dhe s’u bëra asnjëherë.

Vargut i lash amanete

të mos tretet nëpër erë.

S’jam Shekspiri për Hamlete

thjesht të mos jetë si të tjerë,

të ketë lartësi tek retë.

Fund krye një të prerë

me tabanin fletë më fletë,

pa fustan të rremë karrierë…

Ndoshta s’u bëra Poete,

por ju deha disa herë

Zemrës fsheha një sepete

ju qerasja buzë me verë…

Verë e puthje për lezete

për t’ju ngritur tjetër sferë.

Ndonëse nuk jam bërë Poete

porse ja, u jam bërë ferrë…