Meti Fidani: Na vjen Dritëroi, Nikolicë

959
Sigal

Gazeta Telegraf/


Na vjen Dritëroi, Nikolicë

 

 (Të uroj 100 vite të shendetshme kushëri)

 

Kur na thanë, atëherë,që po vjen Dritëroi,
të dalim e ta presim në Sinicë, në Shkallë
me krahë u bëmë, u gëzuam tërë soji,
por dhe mendja, ama, na vinte vërdallë

Epo ku ta presim, thamë, në shtëpi të dajës
se kish bufe 7000-she, stolisur qelqurina
motrës së fejuar, ia hapëm valixhet e pajës
me jorgan akllazi ia morrëm, me perde, me kortina

Po vjen poeti, e ne,  na zuri data
qyngjet e stufës i ndërruam, se ishin të nxira
dhe pjata kërkuam, sikur s’kishim pjata
se një komshie, vallë, i kishte më të mira

Dhe dolëm e pritëm, me pelën e kuqe
e zuri për kapistre, si ta kishte të vetën
e ledhatoi e zbuti,sikur t’ia dinte huqet
dhe hipi mënjanë, si druvar, gjithë jetën

Dhe etjen ku e shoi, do thoni?, në lumë
aty ku piu pela, aty piu, dhe shkrimtari
-Në 40 guriçka, po shkoi uji, jo më shumë
pihet -tha, -pihet, e ka thënë i pari

Te luadhi u çlodhëm, dhe e ndezi një cigare
s’na ngjante si poet, njësoj, si ne të tjerët
dhe ujët e hollë, pa u turpëruar fare
si ne, e derdhi, cazë me tutje, ndë ferrët

Kur erdhi në shtëpi, u kapardis, në
minderët
ne bej rixha, të ulej në kolltuk
dhe gotat me lulka kot i morëm nga të tjerët
ai dollinë e ngrinte, me filxhan, tak e tuk

Kot pirunët e ndritur, kot lugë, kot pjata
me dorë këpuste mishin,e llangosej vesh më vesh
për petanikun, thoshim: -Mos haj anët e thata!
Ai thembrat i zhyste, në kos, për përshesh

Nuk dëshem, po hyri , dhe në asheft të
dajës
qypeshkën me dhallë, në kokët, pa teklif e ngriti
kot jorgani i motrës, dhe jastëkët e pajës
se rrëmbeu një gunë, dhe në asheft dremiti

Kështu do mbetet, shkrimtari, në jet’ të
jetëve
i thjeshti devolli dhe ajka e devolliut,
i thjeshti poet, dhe ajka e poetëve
mbi të gjitha njeri, dhe ajka e njeriut.