Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Shqiponja e Pavarësisë”

53
Sigal

Krenare valvitesh në qiell të kthjellët,
dhe në stuhi ti vendin e kthjellon…
As graviteti s’të m posht shpateve të pjerrët,
veladon i kuq me paqen jehon!

Qëndisur me fillin e shpresës mbi gjak,
me dy krerë përkrenarja jonë stolisur…
Nderin këtij kombi prej flatrave i dhe hak;
me lavdi në shpirt, lirinë ke harlisur…

Emblema e çmuar e Shqipërisë,
lartësinë kape në fluturim…
Burove në zemrat e pavarësisë,
flakëruar nëpër vena veç gëzim!