Hasan M. Shahinaj: Krijimtaria origjinale mediativo-filozofike dhe moderne e Ruzhdi Metës…

127
Sigal

kulm të veprimtrarive të spikatura dhe të mirënjohura kombëtarisht të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, dallon përveçmëria origjinale e poezisë mediativo-filozofike dhe moderne e poetit të njohur Ruzhdi Meta; anëtar i këtij klubi dinjitoz qysh nga viti 2007 i themelimit të kësaj bashkësie krijuesish. Në garë të përhershme mes njëri-tjetrit me botimete tyre cilësore në gjini të ndryshme letrare. Qysh në krye të herës të vitit 2017, kur autori ynë në fjalë botoi vëllimin poetik ’’Brenda vehtes’’ dhe që u mirëprit nga lexuesi dhe veçmas kritika letraro-artistike, duhet pohuar zëplot e katërcipërisht se poezia e poetit R. Meta është sa origjinale aq edhe moderne; madje siç do ta analizojmë e skanojmë përmbledhazi më poshtë, kjo lloj poezie e një stili të ri të parapëlqyer e të lëvruar nga autori, trajton me zell e deri në detaje apo trajtë të shterruar qytetërimi, aq të lakmuar pagano-antik, shembull e model të të gjitha kohrave dhe brezave njerëzorë. Madje, edhe të lakmuar ethshëm e të paharritshëm në kulminacionet e këtij Antikiteti si psh: kur rikujtojmë me nder e patos letrar poemat brilante homerike, tragjeditë eskiliane, erotikën safoiste, statujat mahnitëse akropolike pa harruar dijetarët e filozofët e papërsëritshëm Sokrat, Platon, Demokrit, Aristotel apo historianët Splendia Herodot me dishepujt e tij pasues, babain e mjekësisë Hipokratin e deri në tempujt e polis-qyteteve me arritjet e tejkalime në çdo zeje, profesion, art, teatër apo mjeshtri  kryebetejash detare, tokësore të shumta e të rralla; krahas shkollave të shumta plot dituri themelore për çdo fushë të veprimtarisë njerëzore.

    “Orakulli i Dodonës’’

Libri i bukur dhe mjaft i realizuar poetik ‘’Orakulli i Dodonës’’ i formatit 12×20 cm me 125 faqe dhe 150 poezi; nga të cilat 2/3 i janë përkushtuar Antikitetit të pamat, temës së pashteruar kurrë dhe aq të lakmuar e të trajtuar në këtë rast, siç e meriton vetëm e vetëm nga poetët guximtarë të tipit Ruzhdi Meta. Të këtij djaloshi shumë simpatik, mendjekthjellët, muskuloz e të aftë, porsi rrepët e lisnajat e moçëm të Librazhdit nga buron origjina e tij prindërore, shtrirë buzë Shkunbinit kaltërosh e plot ujvara; ku flladojnë nimfat po aq të moçme të Antikitetit ilirik; trajtuar mjeshtërisht nga dramaturgu  ynë famoz i traditës,elbasanasi Et’hem Haxhiademi, i paharruari dhe i lavdëruari në letrat shqipe të viteve ’20-30-të të shekullit XX. Ka në këtë kapitull të librit ‘’Orakulli i Dodonës’’ vargje brilante që të rrëmbejnë porsi vorbujt e shtjellta shkumbiane , i cili zbret malesh me aq furi, nëse kujtojmë poezitë sikurse bie fjala: Alekstra…’’ Kjo martire antike e sakrificës së pahumbur/ që bekoi martesën e një çifti të gjatë e të lumtur…’’Apo vetë gadishulli konkret ilirik ‘’Iliriada’’, për të cilin barbarët sllavë të zbritur furishëm si ikanakë mjeranë nga Stepat e thata të Uralit të largët: “duke shpërndarë hejbetë e dhirta/, kudo në çdo anë/. Iliridës sonë brutalisht i vunë emrin Ballkan!!…’’ Pra, janë vargje solide që veç të tjerash, na japin edhe informacione të sakta përmes penës së kaltër poetike të kronikanit Ruzhdi Meta. Le të kujtojmë poezinë me aq shije, duke spikatur Atenën  ziliqare, e cila u përpoq për t’ia kthyer ëndrrat e endjes  sëpafund në merimanga!…Kurse poezia ‘’Tikea’’, ajo hyjnesha e personifikimit të rastit, arriti që në Romën e kultit të identifikohej me Fortunën!’’ Martesa, më e hijshme në dashuri, s’kish nevojë për cytje e kartën; Ajo lindi pa modalitet Kleopartën. Kulmon ky kapitull me poezinë e goditur “Antiklea’’ që me bekimin hyjnor të artë/, nëpër jehonat e dheut,/ është nëna e Odiseut,/ simboli i gruas ilirike,/ e në flijim!’’ Prekesh padyshim nga vargje të tilla me peshën e detit deri në substancë e subkoshiencën tënde: “ O lexues/i vëmendshëm dhe i kualifikuar… ndryshe ti s’ke për të kuptuar qartazi stilin poetik të përveçëm të Ruzhdi Metës që ka simbolikën e parimit të Ajzbergut. ‘’ Dmth, një pjesë krijmtarie ka mbi vijë, kurse dy të tretat nën ujrat e thellësive joniane e mesdhetare; ndaj e përsëris me vetëdije të plotë: thellohu e kënaqu edhe ti, o lexues/e duke shijuar poezinë moderne- meditative- filozofike e njëherësh konçize e motivuese të poetit tonë të talentuar e të kërkuar Ruzhdi Meta, kënaqu!