Ismail Xhaferri: Udhëheqësit e pluralismit, letër Enverit !

 

(Pjesa e parë)

Sigal

 

Prap i dashur komandant

frike na ka armiku!

Ecim në gjurmët e tua;

s’na dridhet qerpiku.

Prap i dashur komandant

siç na ka dhe hije.

Shumë nga ish-komunistët

i kemi në krye!

Ne i dashur komandant

nuk e thyem gjurin.

Nga kongreset në kongrese

lartë e ngremë flamurin.

Me ty flasim si me babën,

dhe s’na del sekreti.

Me të ligjtë ndër komunistët

s’kanë rënë nga pushteti.

Armët që na le në depo

na kane pasuruar.

Shit e shit kudo në botë

dhe s’kanë të mbaruar!

Ne me popullin e thjeshte

Bëjmë si në teatër.

Çdo ditë me armët që morën

vriten nga tre –katër.

Shumë nga armët që na le

i kemi shpërndarë.

Prandaj prapë populli ynë

është popull ushtar.

Prap gjerdanet mbajmë në mes

dhe nuk i shkërmoqim.

Se grabisim ndonjë bankë

vrasim dhe sho-shoqin.

Prap i dashur komandant

Siç na ke mësuar

luftë klasash bëjmë serish,

por të moderuar.

Që të jemi të besueshëm

dhe mos biem erë.

Shumë nga shtyllat e tensionit hodhëm në erë

As dhe njeri midis nesh

me prona s’u ngop!

Morëm nga kooperativat

dhen e dhi e lopë.

Ne i morëm dhe fabrikat:

Çdo gjë e qëruam

Prishëm Spaçin e Burrelin;

Drenovën ndërtuam.

Prishëm Spaçin e Burrelin

të ulnim tërbimin.

Por kemi Bencen pranë malit.

Kemi dhe Peqinin.

Mësimet që na ke lenë

Na ndriçojnë përditë.

Ne tani në burgje kemi

sa pesë-fishi yt!

Në rrugën që na ke lënë

ne rendim me vrap,

dhe me njerëz të pafajshëm

burgjet mbushim prapë.

Ata që burgosëm dje

rrugëve mbeten sot.

Ndaj sa herë që bëjnë greva

u hedhim një kockë.

Të na falësh komandant

për atë që iku!

Ka ca vite që gjermanin

ne e bëmë ballë miku,

por të vazhdojmë kuvendin

dhe mos t’i vemë pikën.

Memëm e babë tani kemi

vetëm Amerikën.

Te na falësh komandant

që biem pak erë!

NATO-n që ti nuk e deshe

e kemi në derë.

Tani kemi shumë parti

me yll e me shkaba,

po të gjitha janë njësoj:

Ngjajnë vetëm nga baba.

Të na falësh komandant

se s’na mban me zigji.

Sa herë bie shi atdheu

Bëhet si Maliqi.

Dikur ne bëmë betimin:

Për ty jepnim jetën,

por të gjithë patëm gënjyer

s’të thamë të vërtetën.

Te na ndjesh o komandant

se s’është si më parë

Tani jetën ne e japim

vetëm për dollarë.