Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Dhuna, kjo peshë e rëndë

430
Sigal

Argument

Kur flasim për njerëzit ndjejmë peshën që ushtrohet ndaj tyre; dhunën psikologjike, fizike apo shpirtërore. Kjo dhunë po bëhet masive, madje po shikohet çdo ditë, qoftë dhe në trajta sporadike. Ky filtrim dhune krijon trysninë e anktheve, streseve të jetës që grumbullohen si energji negative, duke krijuar përshtypjen e një shndrimi dialektik të frikshëm, sidomos te fëmijët. Unë jam partizane e filozofisë së edukimit të fëmijëve që në hapat e para, sepse, po nuk patën një ndikim familjar shembullor, nesër do të kemi tregues të frikshëm dhune. Sepse ky edukim jep nesër një djalë apo një vajzë që do arrijnë të mbyllin dyert e urrejtjes për të dhënë mundësinë e qytetarisë së lartë. Rëndom dhuna po kthehet dhe në familje ku vajza s’do prindërit apo djali i ekzekuton ata pa iu dridhur qerpiku. Nocion i hidhur, të mos duash atë që të krijoi.

Ne jetojmë në këtë shoqëri për të qenë të qetë pa subjekte e drama, sepse çdo ditë duhet të ofrojë dashuri, çdo ditë duhet të jetë një reagim për pasqyrimin e jetës pa kushte e manipulime

Çdo dhunë, çdo urrejtje është e shëmtuar. Le ta lëmë aty në vrimën e djallit ku e keqja të varroset me damkën e mos ringjalljes. T’i luftojmë këto episode vrastare që nesër dhuna të ngelet: “Na ishte dikur një mostër…”