“Diplomacia ekonomike” në optikën e studiuesit Dr. Emilio Çika

21

Monografia Diplomacia Ekonomike e studiuesit Emilio Çika është një kontribut i rëndësishëm, që i vjen në ndihmë studiuesve të shkencave politike, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve evropiane dhe periferike por edhe një lexuesi të familjarizuar me çështjet e politikës ndërkombëtare

Sigal

“Diplomacia ekonomike”, kështu titullohet libri monografik më i fundit i studiuesit Emilio Çika, njëkohësisht dhe Zv. Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Vjen për lexuesit libri i promovuar së fundi në ambienet e UMSH në mesin e personaliteteve akademike,  që fokusohet në debatet teorike të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku spjegon në mënyrë analitike rolin, mjetet, rëndësinë, limitet e diplomacisë ekonomike në një sistem ndërkombëtar të globalizuar.

Ky libër përveçse shqyrton dhe analizon në mënyre shkencore diplomacinë ekonomike në gjendjen aktuale në Shqipëri , njëkohësisht shërben edhe si ndihmesë për rrugën që duhet të ndjek kjo diplomaci në sfidat që e presin për të ardhmen.

Ky libër, është me interes jo vetëm për studiuesit e diplomacisë por edhe fushave tjera për arsye se në kohën kur globalizimi sjell sfida të mëdha për vendet, diplomacia ekonomike cilësohet si një nga sektorët më të rëndësishme të diplomacisë, por edhe ekonomisë.

Studimi përmbush nevojën e librit akademik në Shqipëri lidhur me këtë temë, pasi për arsye të veçantisë së fushës, mungon në botimet në vend.

Akademik Anastas Angjeli:  Monografia tablo e qartë e trinomit; aktualiteti, sfida dhe e ardhmja e diplomacisë ekonomike në Shqipëri

Recenzent i këtij botimi Akademik, Prof.Dr. Anastas Angjeli tha se :  Monografia Diplomacia Ekonomike (Qasje kritike e teorive dhe praktikës në sistemin ndërkombëtar) e studiuesit Emilio Çika është një përpjekje e rëndësishme për të futur në shinat e debatit kritik komponentin ekonomik të diplomacisë bashkëkohore.

Guximi shkencor gjendet pikërisht atëherë kur studiuesi përparon në terren të panjohur, kur ndërton rrugë të reja, kur ofron një rreze ndriçimi mbi të panjohurën. Duke mos pretenduar se do ndriçohet i gjithë realiteti shoqëror por vetëm ajo pjesë e realitetit të cilit rrezja e ndriçimit i drejtohet. Autori në pjesën e parë të monografisë fokusohet në debatet teorike të marrëdhënieve ndërkombëtare, në qasje shpesh herë kundërshtuese me qëllim ndërtimin e bazamentit konceptual mbi të cilin qëndron pjesa empirike e studimit.

Duke shpjeguar në mënyrë analitike rolin, mjetet, rëndësinë, limitet e diplomacisë ekonomike në një sistem ndërkombëtar të globalizuar por gjithmonë në gjendje anarkie autori, nëpërmjet përdorimit të një gjuhe skrupulozisht teorike dhe të elaboruar por aspak të ngurtë DIPLOMACIA EKONOMIKE 13 dhe skematike, paraqet një tablo të qartë të tezave të tij dhe të qëndrimeve të tij teorike. Duke mos u limituar në një përshkrim mekanik të kontributeve të deritanishme shkencore për diplomacinë ekonomike por duke mbajtur një qëndrim të thellë kritik autori e bën të qartë pozicionin e tij teorik për lexuesin.

Pjesa teorike e monografisë përmbyllet me një analizë të gjendjes aktuale të diplomacisë ekonomike në Shqipëri dhe sfidave dhe mundësive për të ardhmen.

Pjesa kryesore e monografisë mbetet pjesa empirike ku autori analizon në mënyrë të detajuar iniciativat e ndërmarra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik dhe rolin që diplomacia ekonomike e shteteve të veçanta fiton në këtë kontekst.

Studimi një rëndësi të veçantë e ka pikërisht edhe për analizën që studiuesi i kryen Objektivave Zhvillimor të 14 Monografi Mijëvjeçarit në prizmin e kritikës dhe problematikave që e majta ka ngritur. Monografia Diplomacia Ekonomike e studiuesit Emilio Çika është një kontribut i rëndësishëm, që i vjen në ndihmë studiuesve të shkencave politike, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, studimeve evropiane dhe periferike por edhe një lexuesi të familjarizuar me çështjet e politikës ndërkombëtare.

Prof. Asoc. Dr. Arben Cici : Monografia e studiuesit Çika, zbulon detaje shkencore për të rolin e shtuar të diplomacisë ekonomike

Diplomacia e kohëve të sotme po përjeton një transformim marramendës. Zhvillimet globale, ndryshimi i balancave dhe ekuilibrave dhe zhvillimi imagjinar i teknologjisë së komunikimit janë sfida për diplomacinë e kohëve të sotme. Në këtë kontekst të përgjithshëm ndryshimesh diplomacia po orientohet gjithnjë e më shumë, e më shpejt drejt diplomacisë ekonomike.

Monografia e studiuesit Emilio Çika është një përpjekje e rëndësishme kërkimore shkencore, e cila ofron hapësira të qenësishme, si në plan vertikal ashtu edhe horizontal, për të analizuar rolin dhe ndikimin e shtuar të diplomacisë ekonomike. Autori, ka ndërmarrë një studim të thelluar dhe skrupuloz, studim që provokon dhe nxit debatin, si në nivelin akademik ashtu edhe në atë profesional diplomatik. Ky studimi dhe analiza që autori i bën diplomacisë ekonomike është një përpjekje e rëndësishme, serioze dhe interesante dhe kontribut si në aspektin teorik ashtu edhe në planin praktik. Studiuesi Çika ka sjellë një analizë të gjerë, jo vetëm të një fushe. Ai ka depërtuar në thellësi të elementëve të kësaj diplomacie, të programeve dhe veprimeve, e të gjitha aspekteve të shumtë. Ai evidenton edhe aspektin bashkëpunuese, kontribuues dhe humanitar në nivelin ndërkombëtar të kësaj diplomacie, në dobi dhe në mbështetje të ekonomive të vendeve në zhvillim, në frenimin e varfërisë, kapërcimin e konflikteve dhe, deri tek studimi për zhvillimin e sektorëve të cilët kanë të bëjnë me burimet të cilat janë miqësore ndaj ambientit.

Përgatiti: Biora Vojka