Agim Bajrami: Rreth romanit “Shtëpija e verdhë” e shkrimtarit Bashkim Hoxha

Tipologjia e urrejtjeve ballkanase, përtej mureve të një shtëpije

(Rreth romanit “Shtëpija e verdhë” e shkrimtarit Bashkim Hoxha , botim i Onufri Tiranë)

Romanet e Bashkimit j’u ngjajnë xhirimeve të një dubli filmic. Fillojnë me një çak të thjeshtë standart, por vazhdimin dhe mbylljet i kanë me plot të papritura. Janë skena, ku regjizori dhe aktori se kanë për gjë t’i ndërrojnë vendet me njeri tjetrin, dhe monologu që ishte përgatitur për aktin e fundit, mund të zerë vend befas në aktin e parë dhe anasjelltas. Për autorin, që jeton në një vend, ku çudia më e madhe nuk zgjat as 24 orë , sepse pasohet menjwherë nga çudia tjetër, ku njerëzit janë mësuar aq shumë me skandale dhe ngjarje absurde, aq sa mund të sëmuren pa praninë e tyre, skena të tilla janë mëse normale ndaj askush nuk duhet tw habitet për asimetritë e përhershme , që vihen re në këto vepra mes fiktionit dhe fakteve jetësor , mes asaj që pretendohet dhe asaj që egziston. Fakti që proza e tij merr përsipër të trajtojë ngjarje me pesha të rwnda dhe nuk trembet prej tyre  ,tregon më së miri për potencën dhe pjekurinë e një autori me pretendime të larta artistike. Edhe pse në qendër të veprës së tij të fundit duket se është shtëpia e verdhë , kundër së cilës mjeshtrat gri të propogandës antishqiptare, nxitën një valë akuzash dhe shpifjesh nga më të tërbuarat, për gjoja krime lufte dhe trafikim organesh nga ana e UCcK kundër robërve serbë të luftës , në të vërtetë , në qendër të saj është vetë Ballkani me historitë e tij të trazuara , mes të vërtetave dhe trillimeve. Wshtw një vepër, ku realja dhe surrealja dublojnë më së miri njera tjetrën, duke i dhënë kështu veprës një shumësi kuptimore. Pa u hutuar dhe pa rënë në kurthet e patetizmit , apo retorikash patriotike , autori ka ditur të ndwrtojw pak nga pak  tipologjinë e vërtetë të ngjarjes ,duke i hequr asaj pak nga pak ndryshkun intrigues

NOA

Brenda një teksture të pasur pohimesh dhe mohimesh, thëniesh dhe kundërtheniesh , akuzash dhe kundërakuzash , përballë të cilave një shkrimtar i papërvojë , do ta humbiste fillin. Bashkim Hoxha i’a ka dalë të ndwrtojë kundërtekstin e tij , apo më saktë kurthin e tij artistik,  duke i dhënë ngjarjeve të romanit një kthesë të motivuar dhe një rrjedhë llogjike . Grupi i artistëve të huaj, i mbushur plot paragjykime dhe i indokrinuar tërwsisht përpara realizimit të filmit ndërmerr një udhëtim njohës nga vendi i akuzës, tek vendi i të akuzuarve, njihet me vendet, hulumton faktet dhe befas kupton se ishin përballë nje fiaskoje të madhe , nga ato që mund t’i prodhojnë vetëm kokat e nxehta të zjarrvënësve të Ballkanit. Ky është edhe momenti , kur ngjarjet e romanit pësojnë një thyerje të beftë, që shuajnë ccdo dilemë , kur linjat shtyjnë njera tjetrën në një hon , duke i detyruar, vrasësit dhe viktimat, të zenë vendet , që ju takojnë në skenën e madhe të së vërtetës. Autori ka mënyrat e tij të vizatimit të personazheve. Ai i vendos ata në udhëkryqet e dilemave dhe i le ata të veprojnë natyrshëm. Nëse do të këmbëngulin të ndalen në vend , apo do vazhdojnë të ecin më tej, është çështja e tyre. Kështu vepron ai me Refaelin, operatorin e filmave thriller ,dhe me regjizorin rumun të filmit Viktorin. Dritat dhe hijet që reflektojnw njwra tjetrën dhe shoqërojnë ata hap pas hapi , nuk ndriçojnë vetëm rrugën, por edhe ngjarjet më pikante, që lidhen me subjektin e këtij romani. Artistë nga profesioni, bota e tyre janë filmat dhe projektet. Ata janë tipi i njerëzve që në ndjekje të karrierës , largohen aq shumë nga Adn -eja e tyre origjinës ,sa nuk gjejnë më kohë për të shkuar as në varrimin e nënës. Si produkte të shoqërive dhe ambienteve, që i’u përkasin, fatet dhe kënaqwsitë e çastit, ata shpesh herë i vendosin në të njëjtën peshore , pa u menduar dy herë për pasojat ,që mund të lenë tek të tjerët.

Kjo wshtë arsyeja, pse autori i përshkruan veprimet e tyre me njw tis alegorije të hollë dhe fatet dhe të ardhmet e tyre i vendos shpesh në një sfond të errët , ose i le pa emër. Krejt ndryshe sillet ai me Naimin dhe Destanin , të zotin e shtëpisë së verdhë , të cilit akuzat e propogandës serbe dhe prokurores Karla Del Ponte, i kishin hapur një vragë të madhe në shpirt, dhe e kishin i çuar gjer nw tentativë vetvrasje. Edhe pse e respekton tej mase teorinë e” pafajshmërisë së pasqyrave” dhe paanshmërinë e shkrimtarit, ai del nga kjo paanshmëri me vetëdije të plotë, sepse është i bindur, që duke mbrojtur Destanin , ai është duke i bërë një nder drejtwsisë dhe të vërtetës. Ai e kundron këtë karakter nga kënde të shumtë dhe të ndryshëm , i vjen disa herë rrotull dhe e nxjerr herë pas herë përballë thirrjeve të së vërtetës , si për t’ia bwrë atij më të dukshëm kontrastin me hijet. Portreti i tij dramatik dhe dialogu i tij i jashtëzakonshem, veshur me ngjyra të gjalla epiciteti dhe madhështie është një monument artistik i veçantë. Ndofta këtë veprim kanë bërë dikur edhe krijuesit e epeve të veriut, përballë heronjve të tyre , madhështorë, me mendimin për t’i vendosur ata në përjetësi. Në fillim kundrimi dhe më pas veshja e tyre me vargjet dhe shprehjet më të rralla. Unë që e kam lexuar disa herë këtë kapitull më është krijuar përshtypja se këtij brënda këtij personazhi, janë bashkëngjitur copëza të vërteta nga eposi ynë , dimensione qëndrese dhe gjëndje emocionale gjer në kufijtë e të pabesueshmes. Kjo më bën të besoj se portreti grafik i Destanit , nuk mund të jetë vetëm i tij, por edhe i asaj mase të heshtur të kombit që i përket copëzave të historisë përbaltur dhe i frustuar në shekuj nga megallomania dhe cinizmi i fqinjëve të pabesë dhe gardianëve të Evropws ” Dalja e tyre nga përmasat e heshtjes dhe konturet hijerënda të mjedisit, ku janë zhvilluar, është një proçes që i ngjan krisjes së akujve të një lumi dimëror në ditët e para të prillit. Parabola jetëshkruese e tij, nuk është se ndryshon kaq shumë nga ajo e bashkëvendasve të tij malësorë, por përmasat , rrethanat dhe ngjyrat e epicitetit që e formojnë atë e bëjnë atë më të veçantë. Jeta e Destanit ishte e rrethuar nga zërat e ngrohtë të njerëzve të fisit , gjer atë ditë të kobshme , kur mbi të ra guri i rëndë i akuzës.

Pastaj jeta ngriu, ngriu. Nuk kishte fjale tjeter”. Ky eshte parakobi ,ose më mirë heshtja që vendoset mes natyrës dhe njeriut ,para një furtune rrënimtare . Kobi vjen menjëherë më pas për të pasqyruar peshën e tij të rëndë , në jetën e këtij njeriu të pafajshëm , autori përdor një sërë sferash metaforike , sejcila me tinguj dhe kumbime që vijne duke u zmadhuar në trajtë rrathësh. Fillim i kobit ,ose sfera e pare. Në fillim erdhën njw grup gjeologësh që kwrkonin tw strehoheshin nw shtwpinw e verdhe .Vazhdimi i kobit ose sfera e dytw. Njw mbrwmje teksa ndiqte lajmet ai dwgjoi diccka pwr fshatin e tij. Rrjedhojat e kobit ose sfera e tretw. I pari dhe i vetmi qw i ktheu shpinwn ishte Arditi ,djali i Besnikut. Tw tjerwt vinin, por qwndronin pak, sepse Destani nuk donte t‘i takonte, derisa ata tw mwrzitur i rralluan vizitat. Përshkrime rrënimesh shpirtërore dhe lojra të ngjashme psikologjike brenda individëve të tij letrarw vihen re në shumë nga dramat, romanet dhe komeditw e këtij autori , por loja psikologjike me këtë portret ka një thellësi krejt tjetër Ky është dhe shkaku që Destani, pranon të shihet sy me sy me lexuesin dhe grupin e kineastëve të huaj , mbas një kohe vetwm pasi pwrfundon rrwfimin e tij , qw e mbante tw ngurtwsuar nga brenda , i bindur se me kwtw akt , ka shkarkuar nga vetja njw turp ankthi tw pamerituar . Nga ana tjeter nje akt i tille i ka sherbyer autorit per te bere edhe nje rivleresim te personazhit te tij  ,pesha  dhe madheshtia  e te cilit  ,mbetet aq imponuese dhe e vecante per lexuesin. Te njejtat fjale duhen thene edhe per z bashkeshorten e tij dhe njeheresh  te zonjen e shtepise Rebelimi i saj ndaj autoreve  te akuzes  vecanerisht ndaj Karla Del Pontes, qe kishin ngritur doren ndaj dinjitetit te familjes se saj ,e nxjerr ate nga guacka e rendomte e nje gruaje dhe i jep tjeter vlere Vartesia qe lexuesi krijon ndaj ketyre personazheve ,i zbeh si pa ndjere linjat grafike te personazheve enigmatike dhe gati te ftohte te pales tjeter Edhe perkunder faktit qe ata levizin dhe frymojne gjate gjithe vepres ,ata mbesin vazhfimisht ne sfond

Njerezit e ketij romani,nuk e masin kohen e tyre me kalendare ,por me copezat e  ngjarjeve  dhe peripecive qe kane kaluar   Nderthurja e tekstit autorial me fragmentet e skenarit të filmit të gënjeshtert ,qe nuk u xhirua kurre ,krijojne dy paralele që e kundërshtojnë vendosmërisht njera tjetrën Një vendosje e tille  që e ben  më intensive dhe me të pasur rrjedhën narrative të veprës është në vazhdën e eksperimentimeve të herpashershme të ketij autori por edhe  nje risi  njekohosisht. Edhe pse në pamje të parë të ngjan se romani është ndërtuar mbi dy blloqe ,që veprojnë në mënyrë të pamvarur nga njeri tjetri , ata janë të ndërlidhur  ,nga prekjet dhe shtyrjet që i bëjnë njeri tjetrit, në  mënyra te shumëllojshme dhe   tendencioze . Vepra përshkohet nga ideja , se jeta është një film ,por asnjë nga filmat i jetës , nuk mund të jenë qind për qind  të vërtetë ,sepse ata  nuk duan ,ose nuk mundin ta  pasqyrojnë realitetin ,por përjetimin ,dhe  meqë faktet apo përjetimet janë diçka personale ,të vërtetat mbeten utopi . Natyrisht për të mbërritur në  të tilla përfundime , autorit i është dashur, të krijojë një subjekt dramatik me përplasje dhe konflikte të forta, të hyjë nën lekurën e ngjarjeve dhe  ,ti lejojë fantazitë e tyre , të fluturojnë edhe në qiell , por duke i mbajtur si gjithmonë  të  shtrënguara  në duar fijet e tyre   Si një vepër   të trazuar me akuza dhe kundërakuza , rolin dhe peshën më të madhe e mbartin faktet, që fillojne të zbulohen gradualisht ,  Përdorimi efikas i monologut  dhe dialogut janë instrumenta plus në proçesin gradual të këtyre zbulimeve . Loje kukafshehthi mes  reales dhe ireales ,mes asaj që pretendohet  dhe asaj që është në fakt ,ka  kaq intensitet dhe të papritura ,sa është vështirë ti parashikohet fundi dhe fituesi. Si perhere autori di te ndertoje subjekte te bukur dhe intrigues ,ku e folura koncize ,dhe e ngjeshur  me aresyetime , nuk le vend per dilema dhe supozime por te  con gjithmone drejt rrjedhes se kerkuar  Keshtu nese  ne kapitujt e pare lexuesi  provon nje lloj hutimi  dhe c’orientim ,perballe malit te larte dhe te ftohte te  aktakuzave  dhe akuzuesve , ne kapitujt pasardhes ky hutim fillon te zbehet per t’ia  ja lene vendin     rregullit  Pena e autorit leviz sa nga nje personazh tek tjetri me nje saktesi matematike,  regjistron monologje dhe dialogje dhe ne baze te akustikes dhe tonaliteve te tyre , nxjerre konkluzionet e kerkuara

– A nuk të duket se në këto vende ,njerëzit e ndërtojne jetën e tyre mbi urrejtjen për njeri tjetrin” ,thotë i habitur një nga personazhet, që ka lidhje me shtëpinë e verdhë,  mbasi është njohur me historitë dhe tragjeditë e panumurta të banorve  të kësaj treve të lashtë. Unë mendoj se ky pohim kaq i vërtet dhe i trishtëveshur me shtresëzime të vërtetash të hidhura  ,nuk ka nevojë më për shpjegime shtesë Ai ësht burimi, nga ku burojnë të këqijat dhe dramat e tmerrshme të kësaj toke ballkanike, që nga kohrat që s’iu gjendet filli e gjer me sot  ,nga popuj dhe  udhëheqes me ndërgjegje të deformuar nga shovinizmi dhe  etja e përhershme për ekspansion dhe zgjerim territoresh në kurriz të kombeve të tjerë të pambrojtur, Dialogu i Nenad ,taksixhiut që i përcolli kineastët deri në Prishtinë është vetëm një ishull i vogël paqe ,në një oqean të trazuar nga absurdi i urrejtjeve. ” Në një kohë që ne pranojmë të mashtojmë fëmijët tanë me idhuj , që nuk egzistojnë dhe pranojmë të vetëmashtrohemi   prej tyre, kjo e ardhmja jonë, do të ketë  pasoja , të frikshme

Shtepia e verdhë ” si një vepër që shkruhet në një rrafsh gjeografik shumë të gjerë është e natyshme të gëlojë “nga të tilla  pohime Njerëzit që lëvizin mbi të ,janë të shoqëruar në çdo hap nga pengjet dhe thirrrjet për hakmarrje dhe revansh , Çlirimi i tyre nga këto hije , do të jetë një proçes i zgjatur dhe plot zigzake ,ngaqë e kane vuajtur dhe vazhdojnë ta vuajnë ende  faktin ,qe bota fatkeqësisht ,ka kohë që vazhdon të lekundet mes të vërtetave  dhe të pavërtetave dhe nje pjese e njerzve jetojne ne fiction ,duke u bere  kesisoj skllever te verber te ketij dyzimi te pafund . Autenticiteti i rrëfimit ,stili i shkathët narrativ, dykuptimësia e metaforave, atmosfera e rënduar e ngatërresave  ballkanike , mbushur plot pabesira dhe  skena perplasjesh të forta në distancë ,dublet  e aksioneve që zhvillohen njëri pas tjetrit ,,duke dalë shpesh nga skenari dhe regjia , e bëjnë këtë vepër të të ndizet në duar.