Pasi ëndërroi lavdinë në Rusi, në Ligën e Kombeve Kroacia duhet të mbrojë një titull, atë të nënkampiones së botës, që nuk jep trofe, por vetëm prestigj. Problemi është se nga vera kanë ndodhur shumë ndryshime te skuadra kroate.
Për shembull, nuk është më Mario Manxhukiç, një nga heronjtë e Botërorit, i cili u tërhoq menjëherë pas këtij kompeticioni. Kanë ndryshuar edhe rezultatet. Një humbje e rëndë ajo me Spanjën, pastaj barazimet me Portugalinë e Anglinë, dhe një fitore me Jordaninë. Por për fat të mirë dikush nuk ka ndryshuar, trajneri Zllatko Daliç, i cili vazhdon të lëshojë deklarata të rëndësishme dhe pak diplomatike.
E ka bërë edhe në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes Kroaci-Spanjë, siç raporton spanjollja “AS”. Trajneri kroat ka sulmuar Realin e Madridit, skuadrën që i jep më shumë lojtarë trajnerit Luis Enrike. “Kur Reali humb, faji u kalon gjithmonë lojtarëve të huaj në ekip. Një herë është faji i Modriç, një herë tjetër faji i Kros dhe kështu me radhë”, – ka theksuar Daliç.
Trajneri ka mbrojtur kështu lojtarin dhe kapitenin e tij, Luka Modriç, për të cilin është thënë se nuk ka formën e tij e tij më të mirë në pjesën e parë të sezonit. “Luka e di mirë që në futboll periudha të mira dhe jo të mira. Ai e di që pasi luajti në mënyrë brilante për një vit, ka edhe një moment që nuk mund të jesh në maksimum. Por nuk ka dyshime: Luka është lojtari më i mirë në botë”, – ka shtuar më tej Daliç.