Tedi Blushi nga Don Bosko: Tirana po vlon për ndryshim – Prioritet minimumi jetik dhe mbështetja për familjet në nevojë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,gjatë një takimi me qytetarët në zonën e “Don Boskos” theksoi etjen e banorëve të Njësisë Nr. 9 për ndryshim të vërtetë.
Sipas tij, qytetarët janë të lodhur nga mashtrimet, vjedhjet dhe braktisja nga qeverisja aktuale. Ai prezantoi “Paketën e Dhembshurisë”, një nismë që synon garantimin e një minimumi jetik prej 200 euro brenda 100 ditëve të para të qeverisjes nga koalicioni PD–ASHM. Paketa përfshin rritje pensionesh dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë, duke vendosur në qendër të vëmendjes shtresat në nevojë, studentët dhe pensionistët.
Blushi u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë numrin 1 në fletën e votimit – PD-ASHM dhe Ilir Metën për Qarkun Tiranë.

 

Tedi Blushi:

“Don Bosko”📍 Tirana po vlon për ndryshim. Në çdo rrugë të Njësisë Nr.9 për të takuar qytetarët dhe dëgjuar hallet që hasin në përditshmëri. Të lodhur nga mashtrimet, vjedhjet, arroganca dhe braktisja, mbështetja e qartë e tyre na motivon dhe na jep energji të reja. Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë. PD–ASHM do të vendosë Minimumin Jetik prej 200 Euro brenda 100 ditëve të para në qeveri. Për studentët, për pensionistët, për çdo shqiptar në nevojë.
VOTO NR.1 – “PD-ASHM” , VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë
Sigal