Zlatan Ibrahimovic nuk e njeh modestinë: Nëse do të isha nga fillimi, Milan fitonte titullin

352
Sigal

Forcë, grintë dhe klas. Zlatan Ibrahimovic ka gjithçka që I duhet një kampioni, por modestia nuk bën pjesë në karakterin e tij. I konsideruar si njeriu që përmbysi sezonin e Milanit, sulmuesi suedez bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, teksa me 11-metërshin e shënuar i hapi rrugën përmbysjes së madhe kundër Juventusit. “Nuk është sekret që jam I vjetër. Por po stërvitem mirë dhe ndjehem në formë. Dua të ndihmoj në çdo formë skuadrën”, ka thënë Zlatan pas fitores së rëndësishme në “San Siro”. Por, Milan mund të mbështetet te sulmuesi deri në fund të sezonit, kur skadon edhe kontrata e tij me “Djallin”.

Jpg

“Unë jam 38 vjeç dhe bëj atë që di të bëj më mirë. Menaxhoj veten dhe di të luajë me inteligjencë. Unë dua të bëj diferencën. Nuk jam te Milani për të bërë rolin e maskotës. Nëse do të kisha ardhur në fillim të sezonit, do të kishim fituar titullin kampion”, ka vijuar Ibrahimovic, duke shuar më pas çdo shenjë modestie, kur e pyesin nëse do të vazhdonte një karrierë si trajner kur ta mbyllte me futbollin e luajtur. “Unë jam president, trajner dhe futbollist, por më paguajnë vetëm si lojtar”, është përgjigjur sipas mënyrës së tij krej origjinale Zlatan Ibrahimovic.