Zidane mban ekipin me “këmbë në tokë”: Nuk kemi fituar ende asgjë!

267
Sigal

Zidane dhe Real Madrid e kanë të qartë se pavarësisht barazimit 2-2 të Atletico Madridit, gara për titullin kampion në Spanjë nuk kanë përfunduar ende. Los Blancos do të sfidojnë Getafen të shtunën pasdite, teksa mund të shkëputen me 4 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Barcelona. Strategu francez ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij. “Nuk kemi fituar ende asgjë. Kemi edhe 6 ndeshje, 18 pikë në lojë. Deri sa matematika të na shpallë kampionë, duhet të vijojmë. Rivalët po bëjnë çfarë duan në ndeshjet e tyre. Jo mungesë besimi, por nuk mund të them ‘se ka mbaruar’. Hakimi tek Interi?  Hakimi ishte i joni, por gjithçka ndodh. Ka dy aspekte ekonomike dhe sportiv. Nuk ka asnjë çështje që duhet ta flasim. Jam i interesuar për situatën e Achraf, por atë e ka përgjegjësi klubi. Hazard? Është shumë i mirë dhe kundërshtarët e dinë një gjë të tillë. Duhet të jemi të duruar me Eden. Ka qenë për një kohë të gjatë jashtë fushave. Do të jetë shumë mirë brenda një periudhe të shkurtër”, u shpreh Zidane.