Artur i ka thënë “po” Juventusit, zyrtarizimi në fundjavë! Barcelona siguron Pjaniç

299
Sigal

Ditë të nxehta, madje shumë të nxehta në aksin Barcelonë-Torino, aq sa në orët e ardhshme pritet që të mbyllet rrethi që do të çojë në Katalonjë Miralem Pjaniçin dhe do të sjellë në Piemonte Artur Melon. Bardhezinjtë po punojnë aktualisht vetëm për pagën e brazilianit, për të cilin është gati një kontratë prej 5 milionë eurish në sezon. Sipas lajmeve që raportojnë të përditshmet katalanase “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, zyrtarizimi mund të vijë më 30 qershor. Sa i takon shifrave, Barcelona duhet të zbuzë rreth 20 milionë euro nga firma e brazilianit në vitin 2018, ndërsa bilanci pritet të jetë i lartë prej Covid-19. Nga ana tjetër, Juvja, do të ketë shifra edhe më pozitive sepse i ka amortizuar tashmë 32 milionë eurot e shpenzuara në vitin 2016 për boshnjakun.