Mourinho para medieve shqiptare: Tirana? Kjo është një finale historike, nëse fitojmë ne…

114
Sigal

Roma do të tentojë të fitojë trofeun e parë pas shumë vitesh mungesë. Ekipi italian do synojë të bëjë diçka të tillë në Air Albania, ndaj Feynoord, në finalen e Conference League. Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dalë përpara medieve shqiptare, ku ka folur për atmosferën, vendin tonë, pritshmëritë, sfidën, apo edhe për lojtarë të veçantë.

“Ne kemi mbërritur në fundin e rrugëtimit të këtij sezoni. Kishim dy finale për katër ditë. E para na mundësoi kualifikimin në Europa League, përmirësuam edhe renditjen tonë. E fituam finalen e parë, që ishte përfundimi i sezonit dhe arritja e objektivit tonë, por nuk ishte një finale për të shkruar historinë.Tirana? Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër. E hoqëm presionin shtesë, u kualifikuam në Europa League nga kampionati.

Unë dhe stafi teknik, prej ditës së premte nuk dolëm nga shtëpia, jemi mbyllur në Trigoria. Duhet të kemi edhe gëzim për të luajtur një ndeshje si kjo.Mkhitaryan u stërvit sot me skuadrën, në një seancë stërvitore shumë të vogël. Ishte e hapuar edhe për ju. I besoj shumë eksperiencës së tij, ai e njeh shumë mirë fizikun e tij. Në fund të stërvitjes më tha që ndihet mirë dhe është gati të luajnë finalen” – tha ai.