La Liga kërkon nga UEFA ndëshkimin e menjëhershëm të Juventusit

94
Sigal

La Liga ka kërkuar nga UEFA që të ketë sanksione të menjëhershme ndaj Juventusit për shkelje të rregullave financiare.

Zonja e Vjetër po përballet me një periudhë të errët, e ngjashme me atë të vitit 2006, kur kishte ndodhur skandali Calciopoli.

Kështu, La Liga i shkruar shtëpisë më të madhe të futbollit evropian që të ketë masa të menjëhershme ndëshkuese ndaj Juventusit.

“La Liga ka për qëllim promovimin e futbollit financiarisht të qëndrueshëm në Evropë dhe kërkon që autoritetet kompetente të zbatojnë sanksione të menjëhershme sportive ndaj Juventusit”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.

“Tashmë në prill 2022 ishte paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA kundër Juventusit, në të cilën ata raportuan shkelje të rregullave për lojën e ndershme financiare, të cilat Guardia di Finanza italiane po heton”.

Padyshim që pas kësaj lëvizjeje qëndron presidenti i ligës spanjolle, Javier Tebas, një kundërshtar i madh i klubit të Juventusit që në ditët e para të Superligës Evropiane.