Zico do ta kërkojë presidencën e FIFA-s

269
Legjenda braziliane, Zico, kë bërë të ditur se e ka në plan të kandidohet për president të FIFA-s.
Zgjedhjet e reja pritet të mbahen ose në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm, pasi që Sepp Blatter njoftoi se do të largohej nga posti, vetëm katër ditë pasi u rizgjodh për mandatin e pestë.
“Është pikëlluese për sportin tonë që të shohim se çfarë po ndodh në futboll ditët e sotme – korrupsioni, derisa puna e mirë e njerëzve të tjerë të mirë po zhduket”.
“E shoh si një obligim për ta shfrytëzuar përvojën dhe njohurinë time dhe të përpiqem të kandidoj për presidencën”, ka thënë ish-futbollisti brazilian. 62-vjeçari mund ta ketë kundërkandidat princin Ali bin al-Hussein, i cili rivalizoi Blatterin në zgjedhjet e fundit.