Monroe nuk ishte një ikonë e vërtetë e bukurisë

523
Allan Abbott dhe Ron Hast ishin dy punëtorë në një shtëpi funeralesh. Ata e nisën punën duke transportuar të ekzekutuarit nga burgu i “San Quentin State Prison”. Por më pas ata nisën të punonin në Hollywood. Sipas një shkrimi të Daily Mail, ata thirreshin kur vdiste ndonjë person i famshëm.
Ishin pikërisht këta dy persona që u morrin me trupat e Clark Gable dhe Natalie Wood apo që futën në limuzinë Kennedy dhe Liz Taylor. Sipas gazetës, ishin ata që përgatitën për varrim trupin e Marilyn Monroe.
Ata u thirrën në komisariatin e policisë së Los Angeles në mëngjesin e 5 gushtit të 1962. Ajo humbi jetën nga një mbidozë. Mjekut i ishin dashur tre orë të këqyrte trupin. Ai kishte gjetur vrima gjilpëre në sqetulla, në hundë, në gjuhë, nëpër gishta madje edhe në gjenitale, transmeton lapsi.al.
“Kur ngritëm çarçafin për ta parë nuk mund t’u besonim syve që behej fjalë për trupin e Marilyn Monroe. Dukej si një plakë që nuk ishte kujdesur për veten. Nuk njihej. Flokët i kishte të palyera për një kohë të gjatë. Nuk i kishte depiluar këmbët, ndoshta prej një jave dhe nuk kishte bërë prej kohësh manikyr apo pedikyr dhe buzët i kishte të plasura”.
“Ishte e dhimbshme ta shihje në atë gjendje. Monroe nuk vishte mbathje. Nuk gjetëm as në shtëpi. Një ndihmës i saj më dha një palë sutiena të mbushura pasi gjoksi i saj ishte tmerrësisht i rrudhur. Si një plakë. Kjo edhe për shkak të autopsisë”, ka rrëfyer Alan Abbott.
Sigal