Ylli i futbollit bëhet baba i 3 fëmijëve nga 3 nëna të ndryshme në 6 javë

387
Sigal

Saido Berahino ka shënuar vetëm dy gola në 913 ditë.

Por duket se sulmuesi i  Stoke City duket se ka aftësi më të mira në krevat.

Raportohet se futbollisti është bërë babai i 3 foshnjave nga tre nëna të ndryshme vetëm në 6 javë.

Ish e fejuara e tij,  Stephania Christoforou solli në jetë fëmijën e tyre, një djalë të pagëzuar me emrin Costa më 30 maj.

Dhe ish e dashura e tij Chelsea Lovelace lindi një vajzë, Aniya Marie, më 17 korrik.

Të dy foshnjet janë regjistruar në certifikatë me 25-vjeçarin Berahino si baba.

Por tani është shfaqur një grua tjetër që ka pohuar se ka sjellë në jetë fëmijën e futbollistit më 15 korrik.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, po kërkon me urdhër gjykatë që Berahino të regjistrohet si babai i fëmijës së saj.

Berahino, lojtari më i paguar i Stroke dhe Stephania njoftuan fejesën e tyre në qershor të vitit të kaluar, por u ndanë më vonë.