Joakim Low kërkohet nga klubi turk

183
Sigal

Fenerbahçe e Stambollit është vënë në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas mediave turke, ëndrra e drejtuesve verdhebluve është ish-trajneri i Gjermanisë, Joakim Low.

Tekniku kampion bote me Gjermaninë në “Brazil 2014” është në krye të listës.

Ndërkaq, gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se pavarësisht përpjekjeve të shumta të bëra nga drejtuesit e Fenerit, tekniku gjerman nuk është bindur ende për t’i dhënë një përgjigje pozitive drejtuesve të gjigantëve të Stambollit.

Gazeta spanjolle në fjalë ka bërë me dije se tekniku 62-vjeçar po mendon për një aventurë tjetër, por jo në Turqi.

Zgjedhja e tij është kampionati spanjoll.

Përpara se të bëhej trajner, Low ka qenë një mesfushor me tipare sulmuese.

Me të mbyllur karrierën si lojtar ai iu përkushtua trajningut me suksesin më të madh në karrierë, titullin botëror me Gjermaninë.

Për të përforcuar më shumë idenë e saj për Low, gazeta “AS” ka saktësuar se prej një viti ish-trajneri i Gjermanisë ka nisur një kurs intensiv të spanjishtes.