Me pranga në duar, Saimir Tahiri dërgohet te burgu ‘313’

206
Sigal

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dërguar në këto momente në ambientet e burgut ‘313’ në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Tahirin me 3.4 vite burg për bashkëpunim në trafik droge me Habilajt.

Policia i ka vënë prangat Tahirit që në ambientet e sallës së gjyqit, pak minuta pasi gjyqtari lexoi vendimin për të.