Në seancën plenare janë votuar disa nga ligjet e parashikuara për rendin e ditës. Ligji për ndryshimet të “Gazit Natyror” është votëbesuar duke marrë 71 vota.
Krahas kësaj, në Parlament është parashikuar të caktohen ndryshimet edhe në Kodin rrugor.
Projektligji aq shumë i diskutuar për “Magjistratët” nuk është hedhur në votim, pasi kërkon shumicë të cilësuar të votave. Partia Demokratike dhe opozita në seancën e sotme nuk ishin në Parlament.
Selia blu nga ana tjetër ka prezantuar platformën antimafia, e cila sipas saj, synon të zgjidhë njëherë e mirë lidhjet e dyshimta mes politikanëve dhe oligarkëve.