Në votimet e kryera nga Asociacioni i Gazetarëve Gjerman të Sportit, (VDS), njeriu që ka marrë më shumë vota ka qenë “ylli” i Dortmund Marcos Reus.
Reus u shpall lojtari më i mirë i vitit duke lënë pas lojtarë se Kai Havertz dhe Joshua Kimmich.
Reus ka marrë 158 vota, Havertz 121, kurse Kimmich 35, për të kompletuar top treshen. Vetëm në vendin e katërt ndodhet futbollisti i Manchester Cityt Leroy Sane.
Në vitin 2018, ky çmim i takoi lojtarit të Real Madrid, Toni Kroos.
Kurse dy vite më parë ishte lojtari që tashmë është në pension, Philipp Lahm ai që numëronte më shumë vota.






















