Xhevdet ZEKAJ/ Triumfi i vizionit të Federatës së Volejbollit

522
Sigal

Kampionati Ballkanik i “Beach Volley”-it në kohën e kolerës dhe inkompetenca e Drejtorisë së Sporteve

Nuk është hera e parë që Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) zhvillonin këtë veprimtari, nëse i kthehemi kujtesës FSHV ka organizuar për vite me radhë aktivitete të këtyre niveleve në plazhet e qyteteve si, Pogradec, Vlorë, Durrës, Sarandë, Velipojë, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, Golem etj., por në këto dy vitet e fundit, vështirësitë kane qenë më të mëdha në organizimin e aktiviteteve Kombëtare në “Beach Volley” (volejbollit në plazh). Natyrisht në ato fusha ka qenë muzika, hareja, kalimi i kohës, larmia, cilësia dhe shkurt është zbukuruar e pasuruar jeta jonë argëtuese e sportive. Kjo e gjitha falë FSHV-së dhe natyrisht punës, sakrificave dhe përpjekjeve permanente të kontributit të Leonard Tases dhe kolegëve të tij.

Në këtë periudhë kolere shtetërore, në fakt ka vite që kolera e ka bërë Drejtorinë e Sporteve të sëmurë në objektive dhe ët suksesshme në përvetësimet personale, dieta, fonde, udhëtime, si për shembull udhëtimi i tyre në Kore të Jugut, apo zhvillimi i Kampionatit Kombëtar të Skive në Maqedoni dhe karagjozët nuk gjenin dot një fond për Luiza Gegën, për Romela Begën, për Majlinda Kelmendin, për sa e sa sportistë të talentuar. Por le ti lemë ata në ikjen e turpshme për mos tu kthyer më në atë ministri.

Pra, me vizion, pasion e dashuri për punën e sportit FSHV organizoi një Kampionat Model e cila i kaloi pritmëritë reale teknike e sportive, në garën e zhvilluar në datat 16 – 18 Gusht 2013 në resortin “Nacional Sport Park” në Tirane ku zhvillua Kampionati Ballkanik U20 në Beach Volley, për meshkuj dhe femra. Sinqerisht atë fund javë ishte bukur dhe kemi përjetuar çaste të paharrueshme…Jo se në këtë garë morën pjesë ekipet nga Greqia, Turqia, Rumania, Mali Zi dhe Shqipëria por për mesazhet e dërguara, për faktin epa asnjë ndihmë nga shteti, pa asnjë fond zyrtar FSHV në këtë kohë kolere zhvilloi me sukses kampionatin. Ky aktivitet ishte përcaktuar për t’u zhvilluar në Shqipëri dhe FSHV mori të gjitha masat organizative për realizimin me sukses të këtij eventi të rëndësishëm zyrtar në “Beach Volley”, kjo si dhe një përgjegjësi për imazhin e vendit tonë për të thënë Shqipëria nuk është ajo e vrasjeve, plantacioneve të drogës, aksidenteve, korrupsionit por edhe e lirisë, sportive, solidare dhe ka sa e sa njerëz me vizion që jo vetëm e duan sportin por edhe e zhvillojnë atë. Organizmi i aktivitetit të “Beach Volley”-it është më kompleks pasi është i ndërthurur me muzikën dhe element të tjerë të infrastrukturës.

Siç e thamë me gjithë vështirësitë financiare që po përballet FSHV, realizimi i këtij aktiviteti u arrit nëpërmjet ndihmës dhe mbështetjes të njerëzve dashamirës të këtij sporti I cili pa dyshim në një të ardhme të shpejtë do të zërë një vend të merituar në hierarkinë e sporteve verore, duhet thënë duke shmangur edhe iluzionet dhe gjithë mosbesimin nga persona e shtetarë të caktuar se kjo veprimtari do të dështonte.

Isha me Arben Haxhiymerin, një pedagog dhe sportist të pasionuar i cili më tregonte se në mes të  viteve 1970 duke shkuar pranë fushës ku stërvitej “Dinamo” e Asllan Rusit, aty ku sot është parkingu i Kryeministrisë, i madhi Rusi e kompani bënin rreth 6 orë stërvitje në ditë, dhe në stërvitje ndiqej nga qindra fansa, stërviteshin në kushte të vështira dhe një ditë befas ai në mungesë të shtangës apo peshave, mori Arbenin në qafë dhe ulej e ngrihej për të bërë stërvitje, ishte ky mesazh, dhe takimi po aty në kodrat e Liqenit me Vangjel Kojën e madh i cili më tha disa herë: “Sporti në Shqipëri ka dështuar! Zeka, po po ka dështuar!@-këmbëngulte Xhela i madh atë të premte të 23 gushtit. Sepse mungon vizioni dhe infrastruktura. Si ka mundësi që në këtë kohë kaq të vështirë pranë sportit afrohen dhe ndihmojnë këtë kampionat nga  shumë elementë që kontribuuan, por Agim Doçi një ish legjendë e “Dinamos” dhe biznesmen sot, apo z.Ferdinand Sula, pronari i resortit “National Sport Park Tirana” ndihmuan financiarisht dhe me vënien në dispozicion të ambienteve rekreative të tjera për sportistët e Beach-Volley-it. Por jo pak ishte dhe suporti për këtë aktivitet nga familja e mjeshtrit të madh të volejbollit Harun Dojaka, nga shoqata e taksive me kryetar Gëzim Bardhi, nga kompania “Telebingo”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, nga agjencia e udhëtimeve “Top Lines”.  Thjeshtë dashuria dhe sporti, dhe jo si të gjitha instancat shtetërore që fjetën, por mos të thënë sabotuan. Në këtë aktivitet si përherë pranë sporteve të vogla ishte stafi i palodhur i televizionit “Telesport” me një transmetim profesionist dhe të gjatë.

Në këtë kampionat morën pjesë dhe gjyqtarët, kur dihet se në disa federata nuk zhvillohen kampionate sepse gjyqtarët nuk paguhen apo…(kujtoni arbitrat e Basketbollit). Por në këtë aktivitet gjyqtaret me korrektësi dhe profesionalizëm gjykuan të gjitha ndeshjet e këtij aktiviteti dhe morën përgëzime nga gjithë skuadrat. Edhe KOKSH-i tregoi dhe një herë se mori pjesë dhe me strapacime dhe shumë përpjekje dhe një ndihmesë modeste, por plot vlerë në këtë kampionat. Ja dhe disa tregues teknikë: Në fund të aktivitetit, për femra Kampione u shpall ekipi i Greqisë, që luajti ndeshjen finale me ekipin Rumun. Shqipëria fitoi me Turqinë duke zënë vendin e 3-të. Për meshkuj ndeshja finale u luajt ndërmjet Rumanisë dhe Turqisë dhe u fitua nga Rumania. Shqipëria duke mundur Malin e Zi u rendit në vendin e 3-të.

Po e mbyll aty ku e filluam nëse FSHV-ja bëri një organizim model, aq sa që të gjithë të pranishmit u befasuan në këtë kohë të vështirë dimri në mes të verës, më saktë u zhvillua Kampionati Ballkanik i “Beach Volley”-it U20 në kohën e kolerës….(Shteti dhe Drejtoria e Sporteve edhe në këto ditë të fundit të tyre treguan injorancën inkompetente të militantëve partiakë). Dhe Tase e kompani treguan se sporti do të eci kur ka vizione profesionalizëm dhe përse në kohë kolere…

 Kapiteni i Shqipërisë do të jetë i gatshëm kundër Sllovenisë dhe Islandës. Pritet në fushë ndaj Juves

 Lajm i mirë, Cana pa dëmtime serioze

 Asgjë shqetësuese për kapitenin e Shqipërisë. Lorik Cana merr frymë lirisht pas ekzaminimeve të specializuara në klinikën “Paidea”, që vërtetuan se 30-vjecari nuk ka tërheqje muskulore, por thjesht një kontraktim. Mesfushori shqiptar i Lacios do të qëndrojë pushim deri të enjten, ndërkohë që po bëhet gjithçka që është e mundur që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Vladimir Petkoviç për sfidën shumë të rëndësishme ndaj Juventusit, kampionit të Italisë. “Jam mirë, nuk para këputje. Do të provoj të rikuperohem në kohë”, citohet Cana nga gazeta italiane “La Repubblica”. Një lajm shumë i mirë ky jo vetëm për Lacion, por edhe për kombëtaren shqiptare 10 ditë para transfertës me Slloveninë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2014. Ishte vetë Cana që u shpreh për mediat italiane se ka pësuar vetëm një kontraktim të fortë, por do të tentojë të jetë në dispozicion të trajnerit Vladimir Petkovic që këtë fundjavë, në transfertë me Juventusin. Vetë deklarata e kapitenit të Shqipërisë lë të kuptohet që ai do të grumbullohet për dy sfidat shumë të rëndësishme me Slloveninë dhe Islandën, që do të zhvillohen më 6 dhe 10 Shtator.

ELOZHET E “LA REPUBBLICA”

“La Repubblica” shkruam me nota tepër pozitive për Canën: “Rëndësia e tij u kuptua qysh në finalen e vitit të shkuar. Pas një viti e gjysmë, nga një objekt misterioz, tashmë Lorik Cana e ka pushtuar Lacion. Ka mjaftuar vetëm pak metra më prapa, për ta bërë sërish edhe një herë tjetër në një lider, ashtu siç kishte ndodhur edhe më parë në të gjitha eksperiencat e tij rreth e qark Europës. Dhe tani, pas rezultatit shkatërrues në Superkupën italiane (Lacio humbi 4-0 me Juventusin), trajneri Petkoviç ia besoi sërish çelësat e mbrojtjes kundër Udinezes. Dhe kur atij i jepet besimi dhe përgjegjësia, është e vështirë që kapiteni i Shqipërisë ta tradhtojë. E udhëhoqi repartin me autoritet dhe efikasitet, duke ndihmuar edhe përfshirjen e mirë të blerjes së fundit, Novaratit”. Të dielën në mbrëmje, Cana luajti vetëm 45 minuta në sfidën hapëse të Serisë A me Udinezen, pasi u detyrua të qëndronte në dhomat e zhveshjes për shkak të dhimbjeve në pulpë, por pas kryerjes së rezonancën magnetike, rezultoi se bëhet fjalë vetëm për një kontraktim që mund të shërohet brenda javës. “Cana nuk ka këputje muskulore, – tha doktori italian Lovati pas ekzaminimeve të Lorikut në klinikën ‘Paideia’, – për “LazioStyleChannel”. – Sot dhe nesër do të pushojë, më pas të enjten do të provojmë ta vendosim në dispozicion për ndeshjen e së shtunës. Ai është një nga ata që nuk tërhiqet kurrë nga lufta. Ekzaminimet e sotme (djeshme) nuk evidentuan probleme dhe janë mundësitë e mira, që atë bashkohet me grupin”. Një frymëmarrje shprese edhe për trajnerin, por dhe vetë lojtarin, i cili kundër Juventusit dëshiron të jetë me çdo kusht. “Jam mirë, nuk kam dëmtime. Do të provoj të rikuperohem në kohë”, – tha Lorik Cana.