Wayne Rooney i thotë lamtumirë kombëtares angleze

472
Vendi i Wayne Rooney në ekipin e Anglisë nuk është më i garantuar, konfirmoi seleksioneri Gareth Southgate, duke i dhënë atij një goditje të fortë.

Rooney, rekordmen në moshën 31-vjeçare në seleksion dhe me golat e shënuar me Anglinë (119 seleksione, 53 gola), nuk është përfshirë mes 26 lojtarëve që janë thirrur për ndeshjen miqësore me Gjermaninë në Dortmund me 22 mars dhe me Lituaninë në Wembley me 26 mars për eliminatoret e Botërorit-2018.

“Duhet të përgatisim lojtarë të rinj për të ardhmen, që të luajmë me pasion te madh”, deklaroi Southgate në një konference shtypi në St George’s Park, qendra kryesore e ekipit anglez.

“Jemi mësuar te shohim Wayne si një numër 10, që është roli i tij kryesor. Në dy ndeshjet e fundit ne kemi aktivizuar Dele (Alli) dhe Adam Lallana në ketë post”, thekson trajneri 46-vjeçar, i konfirmuar në krye të seleksionit në fund të nëntorit.

“Te dy kanë luajtur shumë mirë, ata shënojnë, ata kanë bërë progres në klubet e tyre. Ross Barkley luan shumë mirë në klub. Ne kemi tre lojtarë të mirë që do t’i integrojmë në seleksion”, tha ai.
Sigal