Vidhet laptopi i Inteligjencës Amerikane

491
Një laptop i shërbimeve sekrete amerikane, i cili përmbante një numër të konsiderueshëm dosjesh me materiale të klasifikuara i është vjedhur një agjenti në Nju Jork, teksa cështja po trajtohet me seriozitet të lartë nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara.

Në këtë pajisje kishte të dhëna për një sërë cështjesh të ndryshme, duke filluar nga hetimet për rastin e emaileve të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, e deri tek masat e sigurisë që do t’i shtoheshin ndërtesës Trump tovver që është në pronësi të Presidentit aktual amerikan.

Lajmi është bërë i ditur nga agjensitë inteligjente që e cilësuan gjithçka një akt kriminal, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetuesit aktualisht po analizojnë kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe pritet që shumë shpejt të krijojnë pista të mundshme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se laptopi është i enkriptuar, gjë e bën edhe më të vështirë hapjen e tij. Por pavarësisht kësaj, ekspertët druhen se me ndërhyrjen e piratëve të informatikës, të dhënat e kompiuterit mund të ekspozohen.

Ndërkohë që vijojnë hetimet, autoritetet kanë refuzuar që të japin më shumë detaje që mund të rrezikojnë përpjekjet për të rimarrë pajisjen. Megjithatë, mediat kanë mundur të zbulojnë se deri më tani është gjetur canta në të cilën agjenti sekret po e mbante laptopin.
Sigal