Vllaznia “stopohet” në Korçë, Skënderbeu i bën “nder” rivalëve

164
Sigal

Vllaznia nuk ka ditur të fitojë ndaj korçarëve që ndodhen në vendin e fundit të kampionatit, duke treguar se ekipi kuqeblu po ka problelem. Ndeshja ka përfunduar në barazim 1 me 1, por Skënderbeu ka qenë ekipi që kaloi i pari në avantazh. Goditje e bukur e Dennis Dowouna dhe topi në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Skënderbeut, teksa pushimi i bëri mirë skuadrës mike.

Braziliani Da Silva fitoi një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Haris Dilaver. Boshnjaku nuk gaboi përballë Dajsinanit dhe barazim 1-1. Rikthim te goli pas një kohe të gjatë për sulmuesin e Vllaznisë.

Rezultat aspak pozitiv për ekipin e Thomas Brdariç, që tani kryeson me vetëm 5 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi.

Skënderbeu ndal Vllazninë, kuqeblutë hap fals